Tuesday, 28/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Po ti, a do të pish ujë nga gota?


Po ti, a do të pish ujë nga gota?


uji

Tregohet se sëmundja e çmendurisë kishte prekur ujin e lumit të një qyteti. Kushdo që pinte ujë nga lumi, çmendej. Të gjithë të çmendurit, mblidheshin në një vend dhe bisedonin në një gjuhë të cilën nuk kuptonin njerëzit normal. Vetë mbreti kishte dhënë urdhër që kjo sëmundje të luftohej dhe të parandalohej me çdo mënyrë. Një ditë, kur mbreti u zgjua në mëngjes, pa se mbretëresha e tij ishte çmendur si shumë njerëz të tjerë. Si të gjithë të çmendurit e tjerë, edhe ajo filloi tu takohej të çmendurve të tjerë, hallin e madh që i kishte rënë mbi kokë: Çmenduria e të shoqit të saj, vetë mbretit.
Menjëherë, mbreti thirri vezirin të cilin e pyeti:”Ku ishin rojet që lejuan futjen e ujit të infektuar në pallat?”
Veziri iu përgjigj:”Të gjithë janë çmendur lartmadhëria juaj!”
Mbreti i tha:”Atëherë më sill menjëherë doktorin!”
Veziri ia ktheu:”Është çmendur edhe vetë doktori lartmadhëri.”
Mbreti tha:”Çfarë është kjo gjëmë kështu?! E kush ka mbetur i shëndoshë në qytet?!”
Veziri iu përgjigj:”Për fat të keq, lartmadhëria juaj, të gjithë banorët janë çmendur, përveç meje dhe teje.”
Mbreti tha:”O Zot i madh! Do me thënë, unë qenkam sovrani i një qyteti krejtësisht të shkalluar!”
Veziri:”Më ndje lartmadhëri, por të gjithë të çmendurit pretendojnë se janë normalë dhe se të çmendurit e vetëm në këtë qytet jemi unë dhe ti.”
Mbreti:”Gjepura! Ata kanë pirë ujë nga lumi, prandaj ata janë të çmendurit.”
Veziri:”Në fakt, ata thonë se kanë pirë ujë nga lumi me qëllim që të mbrohen nga çmenduria. Kështu, sipas tyre, meqë ne të dy nuk kemi pirë ujë nga lumi jemi të çmendur. Ne të dy jemi si dy kokrra rëre të vetmuara aktualisht. Kurse ata përfaqësojnë shumicën dërrmuese. Ata kanë në dorë drejtësinë, ata e përcaktojnë kufirin mes normales dhe jonormales.”
Mbreti uli kokën për pak çaste, mandej shtoi:”Më sill dhe mua një gotë ujë nga lumi i çmendurisë! Çmenduria më e madhe, qenka të jesh normal në një botë plot të çmendur!”
Pa dyshimi që zgjedhja bëhet shumë e vështirë, kur bindjet e tua janë të ndryshme nga bindjet e të tjerëve, kur tavani i ambicieve të tua është shumë lart në krahasim me aktualitetin përreth. A do të dorëzohesh para të tjerëve dhe ti nënshtrohesh aktualitetit, duke pirë nga gota?
A të ka ngjarë që të dëgjosh fjalë të tilla si:”Filani, filani dhe filani qenkan të gabuar, kurse ti paske të drejtë?!” Nëse të janë drejtuar ty fjalë të tilla, dije se të kanë ofruar të pish nga uji i lumit.
Në vendin ku punon, ti je plot energji dhe ambicie, sakaq kolegu yt vjen vonë dhe ka rendiment të ulët. Megjithatë, ai bën karrierë dhe ngjitet në poste, sakaq ti mbetesh aty ku ke qenë. Mos vallë do i reduktosh ambiciet e tua? Mos vallë do e ulësh rendimentin e punës… dhe të pish nga gota me ujë lumi? Mos vallë do të korruptohesh dhe ti si gjithë të tjerët?

Një shkrim tjetër i dobishëm  Tahiri i vogël

Elmaz Fida

Tags:

Categories

Archives