Saturday, 27/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Po plakemi më shpejt se prindërit tanë


Po plakemi më shpejt se prindërit tanë


plakjaPlakja lidhet drejtëpërdrejtë me mënyrën e jetesës. Madje kardilogët japin alarmin se mënyra e jetesës të çon drejt plakjes së përshpejtuar. Mosha e një 45 vjeçari në ditët e sotme mund të krahasohet me moshën e 60 vjeçari të një gjenarate më parë shkruan revista Europiane e Kardilogjisë.

Sipas një studimi, i cili u mor me aspekte të ndryshme të shëndetit metabolik, që përfshinin parandalimin e mbipeshës dhe matjen e indeksit për masën e trupit janë tre elemtë që të çojnë në plakjen e shpejtë.

Në kohët e sotme, një vajzë 20-vjeçare ka dy herë më shumë mundësi të bëhet obeze, sesa një person tjetër 10 vjet më i madh se ajo. Këto ndërrime të tmerrshme cilësish mes brezave hasen pothuajse te çdo njeri.

Mënyra e jetesës është një pikë kyçe në këtë problem. Në ditët tona, kohaështë gjithnjë e më e pamjaftueshme. Njerëzit hanë më shumë dhe tresin më pak. Tregu i ka rritur produktet dhe është e vështirë t’i rezistohet tundimit të konsumimit të gjërave të shijshme të reklamuara me të madhe.

Disa këshilla si të rrisim shëndetin e metabolizmit:

Lëvizni sa më shumë
Hani me zgjuarsi
Hiqni dorë prej kanoçeve. /albeu/

 

Një shkrim tjetër i dobishëm  Konferencë e Shoqatës Mjekësore Shqiptaro-Amerikane

Categories

Archives