Monday, 20/8/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

PO ARRITE TA NJOHËSH VETËN, NJOHE ÇDO GJË TJETËR!



PO ARRITE TA NJOHËSH VETËN, NJOHE ÇDO GJË TJETËR!

“Të drejtohesh kah vetja me qëllim që, për ta njohur vetvetën me të gjitha dimensionet përbërse të përsonalitetit që ke; kjo aspak nuk don të thotë se është ikje nga ndryshimet. Përkundrazi është një lehtësim më i madh i cili mund ta ndihmojë vet individin për nëndryshim! Duke e ditur nga fakti se njeriu është një qënje e cila i është dorëzaur dhe nënshtruar ndryshimit gradual dhe natyralisht nëpër përiudha të ndryshme kohore, ambiente dhe rrethana të caktuar, atëherë është shumë me rëndësi që të njihet vetja në esencën individuale dhe zhvillimore, duke përfshirë të gjlthë faktorët e mundshëm të cilët e përbëjn përsonen e tij.Kjo, në mënyrë që të evitohën vështirësitë si dhe të matet pesha e gjërave të cilat duam t’i përqafojmë dhe familjarizojmë në vetën tonë!
Ndodhë që, kur duam të mësojm një informacion të ri apo ndonjë traditë dhe shprehi të re, shpesh herë hasim nëpër vështirësi, kjo për arsye se ne në brëndësinë tonë kemi akumuluar diçka të kundërt me atë tëcilën po tentojmëqë ta pranojmë. Ngjarjet e jetës, mësimet, bindjet, qëndrimet, besimet, kënaqësitë, vështirësitë, dhuna, traumat etj të gjitha zënë vend në formimin e karakterit tonë dhe ndërtimin e personalitetit.Prandaj dhe është me rëndësi që fillimisht të shikojmë drejt vetës duke i njohur kapacitetet tona, mundësitë tona se sa mund të bajnë apo sa mund ta pranojnë informacionin e ri që është ofruar!
Mendja orvatet dhe përsiat me çdo gjë, brenda pak sekondash e përshkon rreth më rreth tokën,diellin universin dhe kalon në dimensione të besuara dhe imagjinare, aq larg përtej realitetit mirëpo tërësia jonë qënja jonë nuk mund të orvatet me çdo gjë, këtu duke marrur parasysh njeriun si qënje shpirtërore dhe sociale ndërvepruese dhe jo vetëm si mendje!.
Njeriu kur e njeh vetën, e njeh dhe universin dhe krijimin. Ai që nuk e njeh vetën, nuk ka për ta njohur as krijimin e as universin, as tjetrin e as nuk ka për ta kuptuar vetvetën, përveçse do të sorrollatet nëpër supozime dhe dyshime të skajshme të cilat asnjëherë nuk do t’i jepin një vend për të qëndruar.Po arrite ta njohësh vetën, njohe çdo gjë tjetër.”

(Yll Avdijaj)









Categories

Archives