Wednesday, 22/11/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

“Plumbi i mirë, do pushkën e fortë”!

“Plumbi i mirë, do pushkën e fortë”!

12369045_1661621837441081_5893866974700307919_n

“Plumbi i mirë, do pushkën e fortë”!

Autor: Agron Islami

 

Ai kishte hapur një dyqan goxha gjigand. Kishte punësuar ca njerëz në të. Me kalimin e kohës, kishte kuptuar se, ca prej tyre nuk ishin personat adap për të reklamuar mallin dhe artikullin e tij. Ç’bëri?! I suspendoi nga puna! Natyrisht. Pasiqë ai kërkonte njerëzit e duhur. Zaten çdo punë e madhe, patjetërsueshëm, që duhet të ketë reklamuesit e saj: të aftë, të shkathët, pozitiv, natyrëbutë, të sjellshëm, parimor, serioz, të gjindshëm, të cilët, të interesuarit do t’i tërheqin kah artikulli, sikur thithësja që i tërheq gjërat, edhe kushedi se sa të jetë numri i tyre.

 

Sepse në atë dyqan janë investuar: ide, konstultime, para, djersë, mund, përpjekje, pagjumësi e lodhje.

 

Megjithëkëto, prapëseprapë, po flitet për një mall e artikull të kësaj bote, që përsëri, fundin do ta ketë zhdukje të pashpresë.

 

Vallë, po flas me të brendshmen time: ç’po ndodhë sotme reklamuesit e artikullit ku me blerjen e të cilit shkohet atje ku sigurohet pavdekësia, lumturia, përjetshmëria, kënaqësia dhe takimi me Zotin?! A nuk u derdhën gjakëra për këtë artikull?! A nuk u shterrën zëra dijetarësh për këtë artikull?! A nuk u ngritën konspiracione për rrënimin e këtij artikulli?! A nuk u tubuan grumbuj shpezësh me gurë në gojët e tyre, për mbrojtjen e këtij artikulli?! A nuk i rrahu zemra shpejt atij në shpellë për këtë artikull?!

 

Vallë!

 

Nëse reklamuesit jo të duhur të artikullit të kësaj bote, që i Përjetshmi në Librin e Jetës e quan lojë e argëtim, suspendohen nga puna, ç’ndodhë, ç’ndodhë me ata reklamues të Mesazhit Qiellor, që, duke e ditur se nëpërmjet reklamimit të denjë të tij, të qëndisur e stolisur me tullumbacet e edukatës, dijes, sinqeritetit, devotshmërisë e palodhjes, do t’u vijnë bekime e lutje, edhe atëherë kur lamtumira t’i ketë larguar nga Fusha e Jetës, nga Mejdani i Frymëmarrjes, nga Kopshti i Ëndrrave, nga Takimet e Gjithmonshme, e ngaPërqafimet Ndërnjerëzore, ata zhbëhen nga të suksesshëm duke u ç’robëruar nga i Pavdekshmi, kthehen e bëhen statik e zëra jokumbues që jehojnë gjithandej nëpër Tokë?! Mbeten të papërmbushur e të paushyqer me Fletët e Librave, me pëshpirtshmërinë e adhurimeve, e me përngjasimin e gjuetarit, i cili, përgaditet për tatëpjetën e malit, pasiqë ta ketë mbushur mirë pushkën e tij për gjah! Sepse, do ta gjuaj bishën e egër!

 

Mësuesi i fesë, edhe ai i ngjanë gjuetarit, i cili duhet të mbushë pushkën e tij, e quajtur zemër, e quajtur emocion, e quajtur shpirt, e quajtur mendje, sepse edhe ai do të gjuaj e godet mu në zemrën e bishës së egër… por, jo në zemrën e bishës së malit, po në zemrën e bishës që quhet EGO, që quhet injorancë, që quhet tërbim, që quhet ngatërresë, që quhet krim, e që quhet djall! 

 

Reklamuesit e Telegrameve Qiellore, që kurrë nuk sosen, shuhen e vdesin, domosdo, duhet të jenë të atillë, që fjalët zbukurohen me gojët e tyre, e jo gojët e tyre me fjalët, që hanë sa për të jetuar, e nuk jetojnë vetëm për të ngrënë, që flejnë për t’u zgjuar, e nuk zgjohen për të fjetur, që bëjnë aso vepra, e flasin aso fjalë, që dridhin perandorët, i rrënqethin diktatorët, i kthejnë mizorët, u duartrokisin detet, i përshëndesin malet, e toka për ta kthehet në dëshmitare, se veç juve ka plotë zemra tradhtare, dhe se vërtetë brenda barkut të saj, ka më shumë që ka sipër saj, por për hirë të tyre, edhe jonjerëzorët i mbanë, megjithëse, për jonjerëzoren e tyre, i vjen të vjellë e të qanë!

Categories

Archives