Thursday, 27/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Pleuritis (pezmatimi i pleures, i pelhures se mushkerive) dhe aloja vera

Pleuritis (pezmatimi i pleures, i pelhures se mushkerive) dhe aloja vera

india aloe veraPleuritis (pezmatimi i pleures, i pelhures se mushkerive)

Imam Tirmidhiu ne permbledhjen e vet me hadithe, me titull Xhami’, ka shenuar se Zejd bin el-Arkam e ka cituar te Derguarin e All-llahut , salaAllahu alejhi we selem, se ka thene: “Sheroni pleuren me gjethe te alojes indiane dhe me vaj”. Ka dy lloje pleuriti (zatul xhenb): i vertete dhe i genjeshtert. Pleuriti i verete eshte pezmatim i rende i membranes qe ndodhet nga ana e brendshme e kafazit te kraharorit (lat. costa,-ae; brinje, arabisht xhanb: ana) dhe i rrethon mushkerite, duke shkaktuar enjtjen e pleures. Shpesh ndiqet nga tajitja e lengut ne zbrazetiren e kafazit te kraharorit, ndersa pleuriti i genjeshtert, i cili gjithashtu karakterizohet me veshtiresi ne frymemarrje qe ndiqet nga dhembje te pleures, edhe pse shkaktohet nga pengimi i zbrazjes se gazrave te demshem e te rende ndermjet membranes dhe rreth aneve, kurse dhembja e tij mund te zevendesohet me dhembjen e pleuritit ose me enjtjen e anes se brendshme te pleures (diaphragmitis). Dallimi ndermjet ketyre dy llojeve te dhembjeve eshte se ne rastin e pleuritit te genjeshtert, dhembja ndonjehere eshte konstante, ndersa tek pleuriti i vertete dhembja vjen si e papritur, e rende, e ashper dhe percillet me ethe. Mjeku i madh islam Ibn Sina, ne librin e vet Ligjet e mjekesise (Kanun fi tibb), e pershkruan kete semundje si pezmatim qe e sulmon skajin membranoz, brinjet, muskujt e gjoksit dhe rrethinen e mushkerive, qe ne arabisht njihet si shevsa61 dhe birsam62. Ka shume simptoma te papercaktuara te dhembjes se pleures dhe, shume here, shumica e tyre jane quajtur gabimisht pleurit per shkak te rrenjes se fjales pleura (brinje, ane). Per kete arsye Hipokriti ka propozuar qe ata qe kane dhembje ne brinje mund te kene dobi nese bejne dush me uje te ngrohte. Mjeke te tjere e kane diagnostikuar pleuritin si te gjitha komplikacionet qe shkaktohen nga mungesa e ekuilibrit te sekrecioneve te trupit, qe ndiqen ose jo nga pezmatimi i brinjeve, temperatura e larte, skuqja e fytyres, etja, dhembja dhe djersitja. Simptomat e pleuritit te vertete jane temperatura e larte, kolla, gjendja e rende astmatike, parregullsia e pulsit dhe veshtiresi ne frymemarrje.
Prandaj, hadithi i cituar ketu nuk lidhet me pleuritin e vertete, por me pleuritin e genjeshtert, qe eshte shkaktuar nga bllokimi i gazrave rreth gjoksit. Ne kete rast, levorja e drurit te alojes, e shtypur si pluhur dhe e perzier me nje vaj te lehte bimesh, vihet anash. Nje perzierje e tille mund te merret gjithashtu edhe nga goja per te ndihmuar nxjerrjen e gazrave te tjere te bllokuar dhe per ta lehtesuar punen e zorreve.
Druri i alojes eshte i nxehte, i thate dhe konstipirues (obstipatik). Kjo veti e tij do te ndihmoje gjithashtu ne rregullimin e punes se zorreve duke hapur vrima per te nxjerre gazrat e demshem te bllokuar dhe do te pengoje kalimin e lageshtise. Eshte thene gjithashtu se ky lloj druri i ben mire trurit dhe mund ta permiresoje lehte gjendjen e individit te semure nga pleuriti i vertete, te shkaktuar nga mungesa e ekuilibrit ndermjet sekrecioneve, e sidomos kur simptomat jane te dobeta ““ All-llahu e di me se miri.
Ne hadithet sahih eshte shenuar se i Derguari i All-llahut, salaAllahu alejhi we selem, ne prag te transferimit (ahiret), ka qendruar ne shtepine e Memunes (Zoti qofte i kenaqur me te!), kur u semure papritmas. Kohe pas kohe, dhe kur e ndiente veten me mire, shkonte dhe i printe xhematit ne namaz. Kur u perkeqesua semundja e tij, porositi qe xhemaatit t’i prije Ebu Bekri. Njehere, gjate kohes kur kishte dhembje te kohepaskohshme, grate e tij, xhaxhai Abbasi, Ummu el-Fadl bint el-Haris dhe Esma bint Umejs u mblodhen rreth tij dhe ne konfuzion vendosen t’ia jepnin ilacin duke ia dhene nga goja. Kur e kuptoi qellimin e tyre, i Derguari, salaAllahu alejhi we selem, pyeti: “Kush ma beri kete? Kjo mund te jete vetem veper e grave qe kane ardhur ketu”, dhe beri me dore ne drejtim te Abesinise. Ne te vertete ate e kishte bere Ummu Selema dhe Esma.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Trajtimi i epilepsisë  që shkaktohet nga ndikimi i shpirtrave të këqij

Pastaj grate thane: “O i Derguar i All-llahut , salaAllahu alejhi we selem, u frikesuam se mund te jesh semure nga pleuriti!” Ai, salaAllahu alejhi we selem, kishte vazhduar t’i pyeste edhe me tej: “Pluhuri i alojes indiane dhe i kamales i perzier me nje vaj te lehte”. I Derguari i All-llahut , salaAllahu alejhi we selem, u pergjigj: “All-llahu nuk do te me denonte kurre me ate semundje”. Pastaj shtoi: “Kerkoj qe me tej te mos qendroni ketu, pervec xhaxhait tim (dajes) Abbasit, i cili nuk qe pajtuar me ate trajtim”. Me vone, i Derguari i All-llahut , salaAllahu alejhi we selem, kerkoi me njerezi qe te kaloje ne dhomat e Aishese, Zoti qofte i kenaqur me te.

Categories

Archives