Wednesday, 18/10/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Plastikë nga lëvorja e bananes

Plastikë nga lëvorja e bananes

Projekti i bioplastikës nga bananeja i shkencëtares adoleshente nga Turqia fitoi çmimin “Science in Action” në Google Science Fair

bananet plastika

 

Zëvendësimi natyror për plastikën vjen papritmas nga një nxënëse 16 vjeçare. Elif Bilgin

Nga Turqia ka arritur të prodhojë plastikë nga lëvorja e bananes.

100% natyrore dhe aq thjeshtë për t’u prodhuar saqë, sipas saj, çdokush mund  ta bëjë. Me këtë zbulim ajo ka fituar çmimin “Science in Action”, 50.000 dollarë, jo i mjaftueshëm për një mrekulli të tillë. Bioplastika e posedon të njëjtën fortësi sikur plastika normale, që do të thotë se nga ajo mund të prodhohet një shishe që do ta mbante ujin. Dallimi i vetëm është se bioplastika shpërbëhet më shpejtë dhe nuk e ndotë ambientin.

Elifi i shpenzoi dy vjet për zhvillimin e projektit të saj, me ç’rast i pati 10 dështime. Ose bëhej plastika shumë e fortë, ose shpërbëhej shumë shpejt. Së fundi ia arriti të prodhonte plastikë me vetitë që shumë gjatë i kishte kërkuar.

Ky lloj i plastikës natyrore do të mund ta zvogëlonte ndotjen e ambientit të shkaktuar deri më tash nga plastika.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Aplikacioni YouTube tani edhe për Xbox One

Categories

Archives