Thursday, 27/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Planifikimi familjar

Planifikimi familjar

planifikimi familjar

Akademia e Fikhut Islam në Mekë

Sesioni i tretë / vendimi i parë

Asambleja e Akademisë së Fikhut Islam, mori në shqyrtim temën e kufizimit të lindjeve ose siç quhet ndryshe në mënyrë eufemike “planifikimi familjar” dhe pasi diskutoi dhe shkëmbeu idetë rreth kësaj çështje vendosi njëzëri si më poshtë:

Nisur nga fakti se feja islame nxit në shtimin e pasardhësve muslimanë, në përhapjen e tyre dhe i konsideron ata si një mirësi e madhe e Zotit për krijesave të Tij, fakt i cili provohet në mjaft tekste islame: nga Libri i Allahut dhe Suneti i Profetit, të cilat provojnë se kufizimi i pasardhësve apo ndalimi i shtatzënisë bie ndesh me natyrshmërinë e lindur njerëzore, në të cilën Allahu i ka krijuar njerëzit, si dhe bie ndesh edhe me kodet islame që Allahu ka zgjedhur për krijesat e Tij, nisur dhe nga fakti se propaganduesit e kufizimit të lindjeve apo ndalimit të shtatzënisë janë njerëz që synojnë të komplotojnë kundra muslimanëve, duke dashur të pakësojnë numrin e tyre në tërësi dhe në veçanti numrin e popujve të dobët dhe atyre arab e musliman, për ta pasur më të lehtë kolonizimin e vendeve të tyre dhe skllavërimin e atyre që mbeten dhe për të përfituar nga pasuritë natyrore të vendeve islame, nisur dhe nga fakti se një praktikë e tillë i ngjan veprimeve të kohës së injorancës para-islame dhe mbështetet mbi mendimin e keq për Allahun, si dhe synon dobësimin e strukturës islame, që përbëhet nga një shumësi gurësh njerëzorë të lidhur mes tyre, nisur nga të gjitha këto Asambleja e Akademisë së Fikhut Islam vendosi njëzëri se:

Nuk lejohet kufizimi i lindjeve në mënyrë absolute.

Nuk lejohet ndalimi i shtatzënisë, nëse kjo vjen nga synimi për të shpëtuar nga varfëria, sepse Allahu i Plotfuqishmi është Ai që i furnizon krijesat “Nuk ka krijesë të gjallë në tokë që të mos e ketë furnizimin e përshtatur nga Allahu”, apo edhe për shkaqe të tjera të cilat nuk kanë peshë në këndvështrimin islam.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Mëshira ndaj fëmijëve është dhunti e Allahut për njerëzit

Për sa i përket rasteve individuale për shtyrjen e shtatzënisë apo ndalimin e tyre, për shkak të dëmit të sigurt, si për shembull në rastet kur gruaja nuk lind në mënyrë normale, por detyrohet të lind me operacion për nxjerrjen e fëmijës, në të tilla raste nuk ka pengesa fetare (për aplikimin e ndalimit apo shtyrjes së shtatzënisë).

Ky gjykim, për shtyrjen e shtatzënisë, vlen edhe për raste të tjera të justifikuara fetarisht ose nga ana mjekësore, të cilat përcaktohen nga një mjek i besueshëm musliman. Madje ka raste kur ndalimi i shtatzënisë është i detyruar, nëse provohet realisht se kjo e dëmton nënën, kur vihet jeta e saj në rrezik, fakt ky që duhet të provohet me raport mjekësor nga mjekë të besueshëm muslimanë.

Ndërsa për sa i përket kufizimit të lindjeve apo ndalimit të shtatzënisë në mënyrë të përgjithshme: në gjykimin islam ato nuk lejohen, për arsyet që përmendëm më sipër. Por, më e rëndë se kjo është gjynahu në rastet kur njerëzit detyrohen me imponim të veprojnë në mënyrë të tillë, ndërkohë që në të njëjtën kohë shpenzohen pasuri të pallogaritshme në garën botërore të armatimit, me të cilat synohet shkatërrimi dhe supremacia globale, në vend që këto pasuri të shpenzohen për zhvillimin ekonomik dhe nevojat jetike të popujve.

 

Burimi: http://www.themwl.org/Fatwa/default.aspx?d=1&cidi=80&l=AR&cid=13

Categories

Archives