Thursday, 21/6/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Plaget me thike

Plaget me thike
Plaget me thike
Lexues, nese do mesojme dicka nga ky material, ti japim fund nje legjende urbane: trupi i njeriut NUK ka vende te sigurta per tu shpuar. Cdo problem qe crregullon ‘ajrin & gjakun’ mjekesia e klasifikon te urgjencat serioze dhe vitale. Trupi si sistem i mbyllur eshte disenjuar te mbaje parametra pak a shume konstante bazuar ne parimet e homeostazes.
Pergjate gjithe trupit keni arterie qe percojne lengun e cmuar te jetes, gjakun. Nje goditje me thike ne krahe apo kembe do trajtuar me aq kujdes sa nje ne gjoks dhe qafe. Nese dikush ju demton dhe mbijetoni, prape ka efekte afatgjate. Plaget e thella mund te mos mbyllen mire, dhe gjithmone eshte rreziku per infeksione. S’besoj se ndonje nga lexuesit e mi mendon se individi qe perfshihet ne keto akte eshte siguruar ta sterilizoje thiken.
Njeriu nxjerr gjak nga trupi ne sasi te vogla pa ju rrezikuar jeta, ne prerje jo te konsiderueshme ose te femrat gjate menstruacioneve; ka 3 pjese ku mungon shtrati vazal; floket, korneja e syrit, thonjte. Ne cdo rast tjeter me gjakrrjedhje, e cila nuk ndalon, duhet te kerkoni ndihme mjekesore!
***
Kur trajtuam vjet per gjakun e anemite, jam shprehur: ‘mjaftojne disa nete-pune ne sherbimet e urgjences, per te kuptuar se trupi i njeriut eshte vec nje qese per te mbajtur gjakun’ Qeset nga perberja jane delikate, cdo mjet qe sherben per ti care e shpuar ato, ka potencial jete-kercenues. Kam vene njoftimin: permbajtje grafike, nuk mund te shpjegosh dicka te tille vetem ne aspektin akademik.
Ne Britanine e Madhe ka pasur iniciative per te cuar ne A & E te rinjte qe mbajne thika dhe ato qe i kane perdorur. Duke pare viktimen ne agoni dhe rrezik, plaget dhe gjakun, ecurine e perpjekjet e shumta qe ben personeli per te mbajtur diken ne jete; mundet qe keta te rinj ta kuptojne disi se thika e armet jane ndertuat me qellim shpimi, prerje, inkapacitimi (sic) dhe / ose vrasje.
plage me thike – DBMI
Plaget nga thika
Plage me prerje – mjekesia e quan lacerim, hapje e lekures. Mund te jete siperfaqesore, e thelle, e paster ose e crregullt; prek muskujt, tendinet, ligmentet, nervat, enet e gjakut, kockat dhe cdo pjese te indive tona. Cdo objekt i mprehte shkakton prerje.
Plage me shpim – behen nga objetet e forta dhe te mprehta, thika, dhembi, xhami, gozhda etj.
Ne mjekesi siperfaqja e plages pershkruhet deri ne mm (milimetrin) e fundit. Meqe lekura demtohet gjate nje plagosje dhe tendoset apo tkurret, ka margjin gabimi (sic) ~2mm. Thellesia eshte e veshtire te percaktohet me sy dhe ekzaminim te jashtem, pa u bere kirurgjia e pacientit ose ne raste fatale pa autopsine mjeko-ligjore.
Shenjat e nje goditje me thike jane: gjakrrjedhje, dhimbje te pjesa e plagosur, humbje sensacioni; me pas plaga mund te ndiqet nga infeksioni. Ne disa raste ka me shume shance per infeksion: kafshime, shpime, shtypje, plage e piset, plaget ne kembe dhe plaget qe trajtohen me vonese dhe / ose jo mire.
Si Veprojme Gjate nje Plage me Thike?
Si kemi thene te 12 Kartat Tona Ndihmes se Pare bazuar ne Protokollin Britanik te A & E, nga nje infarkt tek helmimet, pavaresisht aftesive e mundesive tuaja; kerkohet ndihme nga profesionistet e mjekesise.
Ndryshimi eshte per demtimet e vogla, ku duhet te perdorni sensin e mases.
Prerje te Vogla
• Lani duat me nje antibakterial apo sapun, per te parandaluar infeksionet
• Lani duart serish! Per here te 2-te.
• Aplikoni presion mbi plagen, per te ndaluar gjakderdhjen.
• Aplikoni nje krem antibakterial, nese keni; dhe vini nje garze te paster ne plage.
Shpime te Vogla
• Lani duat me nje antibacterial apo sapun, per te parandaluar infeksionet
• Lani duart serish! Per here te 2-te.
• Shiko per objekte ne plage (por mos fut gje brenda vete) Nese ka dicka, MOS e hiqni. Shkoni te departamenti i urgjences.
• Nese nuk sheh gje por nje pjese nga objeti demtues mungon, shkoni te urgjenca.
• Aplikoni nje krem antibakterial, nese keni; dhe vini nje garze te paster ne plage.
trajtimi & pastrimi i plageve te vogla – DBMI
Mbyllja e nje plage eshte proces fiziologjik dhe mekanizem mbrojtes qe ndjek demtimet, menyra si veproni ju ne fillim ka ndikim ne ecurine dhe infeksionet me pas.
MOS
MOS mendoni se nje plage e vogel eshte e paster, sepse ti nuk sheh dhe/pisllek ne te.
MOS fryni ajer ne nje plage te hapur.
MOS tentoni te pastroni nje plage te madhe, dhe kur hemorragjia ka ndaluar.
MOS tentoni te hiqni nje objekt te gjate qe eshte thelle ne plage. Shko te urgjenca.
MOS shtyni ose kapni papasterti nga nje plage. Shkoni te urgjenca.
MOS shtyni brenda pjese te trupit. Mbulojini me material te paster, kerko ndihme mjekesore.
*********************************************
Thame perdoret sensi i mases por kur kerkohet ndihme mjekesore?
• Hemorragjia nuk ndalon dhe pas 5-10 minuta presion mbi zonen e demtuar.
• Viktima humb ndjesine ne zonen e demtuar ose gjymtura nuk funksionon me.
• Personi ka demtime serioze, dhimbje, ndryshime ne fytyre, e deri humbje ndjenjash.
***********************************************
Po ashtu ne demtime te vogla duhet te kontaktoni mjekun apo infermieren tuaj, qofte pa gjakrrjedhje te madhe, ndoshta plaga duhet qepur, eshte mese 5mm e thelle, ka kafshim nga kafshet, objekti brenda nuk hiqet dot vete, ka temperature, enjtje, qelb, pulsim, perskuqje, si dhe kur nuk keni bere tetanozin ne 10 vitet e fundit. Si metoda parandaluese do thene: objektet e mprehta, armet e zjarrit dhe ato qe jane delikate (akuariume, xhami) duhen mbajtur larg femijeve. Me vone tu mesoni si perdoren gershera e thika ne menyre te sigurte.
Sado i detajuar te jete shpjegimi, njeriu tenton drejt perkufizimit, klasifikimit dhe nje pergjigjese gjithe-perfshirese; lexues pyetjen qe mendoni ju, po e bej une:
Sa Kohe Duhet per te Vdekur nga nje Plage me Thike?
• Nese eshte ne zemer apo ne qafe, sigurisht vdekja vjen brenda pak minutave.
Por gjithshka varet nga zona anatomike, hemorragjia ne kohezgjatje, koha kur jepet ndihma e I-re dhe ajo mjekesore, si dhe rruga qe pershkon thika.
goditjet me te hasura jane ne regjionin abdominal – DBMI
Nje thike mund te shpoje stomakun por me teper ndodh ne pjesen e poshtme abdominale, ne zorre. Nje goditje ne melci vret me shpejt, sepse ka me shume fluks te qarkullimit te gjakut, organe vitale etj. Letaliteti eshte ne varesi te demtimit nga disa minuta ne disa ore. Ka vdekje dhe pas disa ditesh [ne hemorragji masive ose infeksione] dhe ndoshta demtime qe zgjasin gjate gjithe jetes [prerje nervash, tendinesh etj]
Thika & Krimi me Thike -DBMI
• Nese mbani thike, ju denon legjislacioni perkates, p.sh ne Britani shkon ne 5 vite burgim.
• Nese kapeni me nje thike qe e mbani per vete a dike tjeter, do arrestoheni dhe denoheni. Vete-mbrotja nuk eshte justifikim i arsyeshem ligjor per te mbajtur nje arme ofensive.
• Ne perkufizimin ligjor te nje arme sulmi, mund te futet dhe nje kreher a stilolaps qe eshte mprehur dhe perdoret per qellime agresioni.
• Krimi me thike prek kedo, te rinjte e bizneset, familjet e shkollat, prek grupet kriminale si dhe kalimtaret qe mund te perfshihen padashje. Sipas The Oxford Handbook of Criminology, nese mbani nje thike shancet per tu plagosur jane shume me te larta, ose perfshire ne nje krim ose dikush ju godet me thiken tuaj.
***
Historik i Thikes
Perdorimi i thikes nuk ka date ekzakte por vjen nga periudhat parahistorike, ku filluan te behen me cifla guri dhe perdoreshin ne ate forme ose shtoheshin ne nje shkop a objekt tjeter (kocke etj) Thikat me dy presa simetrike, ne fillim jane bere nga bakri (Cu) ndersa thika me e hershme qe kemi gjetur me nje ane te mprehte daton nga perudha e Bronzit 4.000 vite me pare. Thika perdorej per gjueti, gatime, gjate ngrenies dhe per pune te ndryshme.
Megjithese thika ne versione te ndryshme ka mijera vite ne qarkullim, adaptimi i tyre per tavolinen eshte i vonshem. Ne Mesjete nuk te jepte kush mjete per te ngrene, secili mbante nje thike me kellef ne brez. Thika kishte maje te holle e te mprehte dhe ngulej ne ushqime. Pas perdorimit te tyre ne tavoline ato perdoreshin si arme dhe kjo sillte rreziqe gjate darkes. Me ardhjen e pirunit nuk kishte me nevoje per thiken e mprehte gjate ngrenjes.
Ne 1660 Luigji XIV ne France urdheron te merren thikat e mprehta dhe tu hiqet maja, ato qe perdoren gjate ushqimit i shpalli ilegale. Kjo u be per te ulur numrin e incidenteve te dhunshme. Se bashku me thikat me siperfaqe jo te mprehte hyri dhe piruni me 2 maja. Pas Europes kjo menyre disanjo dhe perdorimi u perhap ne Amerike ne fillimet e shek 18-te.
ndryshimet e thikes ne histori – DBMI
Ne perberje, forme, mbajtje dhe perdorim, thika ka kaluar ne ndryshime konstante por perdorimi i saj baze prerje dhe shpim ngelet i njejte. Studimet tregojne se mjafton nje force prej 5 N per te shpuar lekuren e trupit te njeriut. Nje burre me force mesatare perplas sopaten ne dru me force 200N. Pra, cdo thike ka potencialin per te shkaktuar plage jete-kercenuese.
‘A KA THIKE TE MIRE?’ – DBMI
***
Referenca
The Oxford Handbook of Criminology, 5th edition.
Lammers RL. Principles of wound management. In: Roberts JR, Hedges JR, eds. Roberts and Hedges’ Clinical Procedures in Emergency Medicine. 5th ed. Philadelphia, PA. Elsevier Saunders; 2009:chap 39.
Bird J, Faulkner M (2009). “Emergency care and management of patients with stab wounds”
Kenneth D. Boffard (2007). Manual of definitive surgical trauma care. London: Hodder Arnold
Simon BC, Hern HG. Wound management principles. In: Marx JA, Hockberger RS, Walls RM, et al., eds. Rosen’s Emergency Medicine: Concepts and Clinical Practice. 8th ed. Philadelphia, PA: Elsevier Saunders; 2014:chap 59.
Susan McVie, Jon Bannister, Jon Pickering, Susan Batchelor, Michele Burman,Keith Kintrea Troublesome Youth Groups, Gangs and Knife Carrying in Scotland (Scottish Government, 2010)
Riviello, edited by Ralph J. (2010). Manual of forensic emergency medicine : a guide for clinicians. Sudbury, Mass.: Jones and Bartlett Publishers
Jessica Elgot, The hidden lives of knife-crime victim – The Guardian 10 Dec. 2015
Henry E. Sigerist, A History of Medicine: Early Greek, Hindu, and Persian Medicine – Oxford University
Doctor besi medical information

Categories

Archives