Wednesday, 24/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Piz Daint, superkompjuteri më i shpejtë në Evropë


Piz Daint, superkompjuteri më i shpejtë në Evropë


“Piz Daint” nuk është vetëm superkompjuteri më i shpejtë në Zvicër, por që prej prillit 2013 ai është vënë në punë gradualisht në Qendrën Kombëtare të Superkompjuterëve në Zvicër. Gjatë kësaj kohe ai ka pasur përmirësime të mëdha. Është i pajisur me procesorë Xeon E5, të cilat janë zgjeruar nga 12 kabinete në 28.

Piz Daint, superkompjuteri më i shpejtë në Evropë

Përveç kësaj, ai ka GPU Nvidia K20X, 5272 nyje kompjuterike dhe një fuqi përpunuese prej 6.27 petaflopë, ose rreth tre herë më shumë se versioni paraardhës. 1 petaflop është e barabartë me 1 trilion veprime në sekondë.

Shkencëtarët synojnë ta përdorin atë veçanërisht për përllogaritje të ndërlikuara për modelet e motit. Përdorime të tjera përfshijnë edhe simulimet në fusha si ajo e sizmologjisë, astrofizikës dhe nanoteknologjisë.

Për sa i përket renditjes së këtij superkompjuteri në botë, ai mban vendin e gjashtë. Vendi i parë mbahet nga superkompjuteri kinez “Tianhe-2” (në shqip, Rruga e Qumështit), i cili ka një fuqi përpunuese dy herë më të lartë se superkompjuteri i vendit të dytë, amerikani “Titan” që përdoret në Laboratorët Kombëtarë Oak Ridge.

Piz Daint, superkompjuteri më i shpejtë në Evropë

Kapaciteti i “Tianhe-2” është 33.86 petaflopë dhe përdoret në Universitetin Kombëtar të Teknologjisë për Mbrojtje në Guangzho.

SHBA vazhdon të dominojë pjesën më të madhe të klasifikimit në Top 10, duke mbajtur gjysmat e pozicioneve. Në vend të tretë, pas “Titan”-it renditet “Sequoa” nga IBM dhe më pas japonezi “K-Computer”, i cili ka fuqi 10.5 petaflopë dhe është përdorur për kërkime shkencore si dhe ka kryesuar listën dy vjet më parë.

Superkompjuterët përdoren sot për të përpunuar të dhëna masive në fusha si kërkimi klimaterik, gjeologjia (parashikimi i tërmeteve), kërkimet mjekësore dhe biologjike etj., për shkak të shpejtësisë që ata përpunojnë këto të dhëna./krokodili/al

Një shkrim tjetër i dobishëm  Frenimi i krimeve kibernetike

Categories

Archives