Sunday, 22/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Pirja e ujit zemzem dhe përdorimi i tij për shërim


Pirja e ujit zemzem dhe përdorimi i tij për shërim


uji zem zem

? RINGJALLE NJË SUNET: Nr. 15 ? “PIRJA E UJIT ZEMZEM DHE PËRDORIMI I TIJ PËR SHËRIM” ?

Ke ujë zemzem me vete? Atëherë pi sa të kesh! – Është i bekuar, të ushqen dhe është shërim për sëmundjen.

Është transmetuar nga Ebu Dherri (Allahu qoftë i kënaqur me të), se ka thënë: I Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, në lidhje me ujin zemzem ka thënë: “Është i bekuar dhe pije që të ushqen.” Tajalisi shton: “Dhe shërim për sëmundjen.” [Muslimi, 6359]

Frymëzuar nga tradita të tilla të Pejgamberit, paqja dhe lëvdatat e Allahut qofshin mbi të, muslimanët e hershëm e kishin zakon të bënin dua kur pinin ujë zemzem; një prej duave më gjithëpërfshirëse dhe më koncize është kjo dua, e cila i atribuohet shokut të Pejgamberit, Ibën Abbasit (Allahu qoftë i kënaqur me të):

Allahumme inni es’eluke ‘ilmen nafi‘an ve ‘amelen mutekabbelen ve rizkan vasi‘an ve shifa‘an min kul-li da‘in – O Allah, të lutem më jep dituri të dobishme, vepra të pranuara, furnizim të bollshëm dhe shërim nga çdo sëmundje.

•••? PËLQEJE, VEPROJE DHE SHPËRNDAJE SUNETIN E PEJGAMBERIT


Përktheu: Driton A. Xhezairi
Kontrolloi: Hoxhë Lulzim Susuri

image_pdf
Një shkrim tjetër i dobishëm  Uji Zem Zem
Tags:

Categories

Archives