Tuesday, 22/5/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Pini ujë me stomak bosh menjëherë sapo të zgjoheni!

Pini ujë me stomak bosh menjëherë sapo të zgjoheni!

A e dini se njerëzit japonezë kanë një zakon që pijnë ujë menjëherë sapo të zgjohen? Është një traditë e lashtë për shërimin e shumë sëmundjeve që u bë shumë popullore gjatë Luftës së Dytë Botërore, pasi u botua në një gazetë japoneze.
Përfitimet e pirjes së ujit me stomak bosh janë mbështetur nga shumë studime. Është një trajtim jep rezultate të shkëlqyera në luftimin e shumë sëmundjeve të rënda.

Disa nga sëmundjet që përmirëson dhe shëron përfshijnë: dhimbje koke, dhimbje trupi, rrahjet e shpejta të zemrës, epilepsinë, astmën, meningjitin, tuberkulozin, sëmundjet e veshkave, kapsllëkun, diarrenë, çrregullimet menstruale, etj.

Udhëzimet e këtij trajtimi:

Sapo të zgjoheni në mëngjes, para se të lani dhëmbët, pini 4 gota (200 ml) ujë. Lajini më pas dhëmbët, por mos hani dhe mos pini asgjë në 45 minutat e ardhshme. Pas kësaj mund të hani dhe pini gjërat që dëshironi. Pas mëngjesit, drekës ose darkës mos hani ose pini ndonjë gjë për dy orët e ardhshme.

Ata që janë të moshuar dhe të sëmurë dhe nuk mund të pijnë 4 gota ujë me stomak bosh, mund të fillojnë të pijnë fillimisht në sasi të vogla dhe të vijnë më pas në sasinë e kërkuar, në 4 gota. Kjo metodë do t’ju bëjë të ndiheni më energjikë dhe të fuqishëm.
Ky trajtim, ka fuqinë për të shëruar presionin e lartë të gjakut në 30 ditë, gastritin në 10 ditë, diabetin në 30 ditë, kapsllëkun brenda 10 ditëve dhe do të përmirsojnë funksionet e përgjithshme të trupit. Nuk ka efekte anësore dhe ka fuqinë të bëjë mrekulli me shëndetin tuaj

Categories

Archives