Tuesday, 19/6/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Pika Me E Ulët E Tokës” E Vërteta Në Kuran Para Shumë Vitesh…

Pika Me E Ulët E Tokës”  E Vërteta Në Kuran Para Shumë Vitesh…

Pika Me E Ulët E Tokës” – Allahu Ekber! E Vërteta Në Kuran Para Shumë Vitesh…

Shqip

”Elif, Lam, Mim. Bizantinët (romakët) u mundën,

në tokën më të ulët (afërt), por pas disfatës së tyre,

ata do të triumfojnë brenda pak viteve.(Qur’an, 30:1-4)”

Një tjetër mrekulli e shpallur në këtë ajet është një dukuri gjeografike që nuk mund të njihej prej askujt në atë kohë.

Në ajetin e tretë të sures Er-Rum tregohet se romakët pësuan disfatë në vendin më të ulët në Tokë. Fraza ”Edna el-erd” në arabisht është interpretuar në mjaft përkthime si”vendi më i afërt”. Por ky nuk është kuptimi i drejtpërdrejtë i shpalljes në origjinal, por është më tepër një kuptim figurativ i saj. Fjala”Edna” në arabisht vjen nga fjala ”denij” që nënkupton ”i ulët”, ndërsa ”edna” do të thotë” më i ulti”, ndërsa ”Erd” do të thotë ”tokë”. Kështu që shprehja ”Edna el Erd” do të thotë”vendi më i ulët në Tokë”. Fakti më interesant është se etapat më të rëndësishme të luftës së zhvilluar ndërmjet bizantinëve dhe persëve, në të cilën bizantinët u mundën dhe si pasojë humbën Jeruzalemin, kanë ndodhur me të vërtetë në pikën më të ulët të Tokës. Ky rajon specifik është shtrati i Detit të Vdekur, apo Liqenit të Lutit, i cili ndodhet në pikën e bashkimit të Sirisë, Palestinës dhe Jordanisë. ”Deti i Vdekur” shtrihet 417 metra nën nivelin e detit dhe metë vërtetë është vendi më i ulët në Tokë. Kjo nënkupton se bizantinët u mundën në pjesën më të ulët të Tokës, ashtu siç thuhet në Kuran. Pjesa më rëndësishme është fakti se lartësia e Detit të Vdekur mund të matet vetëm me pajisjet teknike moderne. Më parë ishte e pamundur të dihej se ajo ishte pjesa më e ulët e sipërfaqes së Tokës.

A nuk është ky një argument bindës se Kurani është me të vërtetë një shpallje hyjnore…

Categories

Archives