Monday, 24/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Pickimi i mushkonjave – lehteso kruarjen me metoda natyrore

Pickimi i mushkonjave – lehteso kruarjen me metoda natyrore
pickimi i
Edhe pse mushkonjat transmetojnë disa sëmundje vdekjeprurëse, për shumicën e njerëzve ato janë vetëm parazitë irritues, pickimi i të cilave sjell vetëm kruarje. Me kruarje vetëm e rrisim problemin, sepse atëherë lëkura pëlcet dhe vendi i pickimit i ekspozohet rrezikut më të madh për infeksion.
Kruarja shkakton edhe pezmatim më të madh, çka çon deri te dhimbjet më të mëdha.Ekzistojnë disa mënyra natyrale për lehtësimin e të kruarës, e cila krijohet pas pickimit të mushkonjave.

* Terapia e ftohtë me akull sjellë edhe lehtësim momental. Akulli paralizon mbaresat nervore dhe ndihmon që të mos ndjejmë kruarjen dhe dhimbjen.

* Uthulla për shkak të aciditetit të vet, ndërsa mjalti duke iu falënderuar veçorive të veta kundërinflamatore dhe antibakteriale po ashtu reduktojnë të kruarën.

* Soda e bukës është komponim i lehtë alkalik i cili mund të neutralizojë balancën pH të lëkurës. Duke i falënderuar kësaj, redukton inflamacionin i cili paraqitet në sipërfaqe të lëkurës.

* Gjethet e borzilokut përmbajnë kamfor dhe timol, dy komponimet kimike që lehtësojnë kruajtjen.

* Komponimet kimike në kore të bananes po ashtu mund të ndihmojnë, sepse nxjerrin lëngjet nga kafshimi.

* Edhe pse kryesisht përdoret si ilaç për djegie, aloe vera është e mirë kur janë në pyetje pickimet e mushkonjave, sepse redukton të kruarën dhe pezmatimin.

* Përzierja e ujit dhe qumështit e vënë në vendin e kafshimit po ashtu redukton pezmatimin, ënjtjen dhe kruarjen.

 
Një shkrim tjetër i dobishëm  Detox për mëlqinë, veshkat dhe zorrët

Categories

Archives