Tuesday, 24/10/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Phenjani kërkon evakuimin e të huajve nga Koreja e Jugut

Phenjani kërkon evakuimin e të huajve nga Koreja e Jugut

Foto: Reuters

Koreja e Veriut ka intensifikuar kërcënimet e një konflikti kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Koresë së Jugut të martën, duke u bërë thirrje kështu shtetasve të huaj që të evakuohen nga Koreja e Jugut.

Javën e kaluar, Phenjani ka lëvizur së paku një raketë me rreze të mesme në bregdetin e tij lindor.

Po ashtu javën e kaluar, Koreja e Veriut ka thënë se nuk mund të garantojë sigurinë e ambasadave të huaja në Phenjan, nisur nga dita e mërkurë, transmetojnë mediat.

Në përgjigje të kërcënimeve verikoreane, Japonia ka vendosur raketa Patriot përreth Tokios.

Tensionet në Gadishullin Korean janë në rritje, prejse Phenjani ka kryer provën e tretë bërthamore në muajin shkurt.

I zemëruar me sanksionet e Kombeve të Bashkuara për shkak të provës, ai ka bërë një sërë kërcënimesh kundër SHBA-së dhe Koresë së Jugut. /Telegrafi/

Një shkrim tjetër i dobishëm  Eurozona del nga recensioni

Categories

Archives