Tuesday, 25/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Pezmatimi i fytit

Pezmatimi i fytit

 

Ne Sahihu-n eshte thene se i Derguari i All-llahut , salaAllahu alejhi we selem, ka thene: “Disa nga ilacet e juaja me te mira ndodhen ne flebotomi* dhe ne alojen indiane72 dhe mos i lendoni femijet tuaj duke ua shtypur njerithin (lat. uvulae) kur jane te semure nga pezmatimi i fytit”.73,74 .

Ne hadithin tjeter, qe e tregon Xhabir bin Abdullahu, thuhet se i Derguari i All-llahut , salaAllahu alejhi we selem, shkoi tek Aisheja, All-llahu qofte i kenaqur me te, dhe e gjeti duke u kujdesur per nje femije qe po i rridhnin hundet gjak. E pyeti: “C’po ndodh?” Ajo i ishte pergjigjur: “Me siguri ka pezmatim te fytit (“~uzra) ose dhembje koke!” I Derguari i All-llahut , salaAllahu alejhi we selem, atehere tha: “Mos i vrisni femijet tuaj. Kur femija juaj semuret nga pezmatimi i fytit ose dhembja e kokes (per sherimin e tij) perdorni alojen indiane te trajtuar ne uje te fresket dhe femija le ta thithe nga hunda”.75 Aisheja menjehere e kerkoi ilacin, e perdori dhe femija u sherua.76
Sipas mendimit te tij, Ebu Ubejde ka shpjeguar se “~uzra zhvillohet nga pezmatimi i grykes ose nga acarimi i trakese qe shkaktohet me gjak (si njeri nga kater sekrecionet baze te trupit ““ teoria mesjetare). Kur trajtohet, individi duhet te heshte nje kohe te shkurter dhe do te arsyetohet per ate qe ka heshtur. Te tjeret thone se “~uzra eshte qelbezimi qe shkaktohet nga pezmatimi qe ndodh mes veshit dhe fytit dhe me se shumti i godet femijet. Dobia nga thithja me hunde e pluhurit te alojes indiane qendron ne faktin se “~uzra krijohet ne gjakun perplot mukus, kurse aloja indiane ndihmon ne ndalimin e enjtjes se uvules dhe e ben te mundur terheqjen e saj ne vendin perkates. Simptomat e “~uzres perfshijne gjithashtu uvulen* dhe bajamet (tonsilae) e semura dhe te enjtura, elongimin* dhe inflamimin e uvules, ngjirjen e zerit, dhe ndonjehere, gjendjen me rrufe qe ndikon ne gjak dhe sekrecion.
Kohe pas kohe, semundjet inflamuese mund te sherohen me ilace te nxehta. Ibn Sina ne vepren e vet Kanun fi tibbi flet per sherimin e pezmatimit dhe elongacionin e uvules (lat. uvulaptosis) duke thithur nga hunda perzierjet, pluhur te shapit (alaunit),77 farat e mirhut (lat. Cammiphora myrrah) dhe te alojes indiane. Aloja indiane qe nevojitet per kete sherim prodhon lule te bardha me shije te embelsires. Me heret njerezit e kishin zakon te sherojne pezmatimin e grykes dhe tonsilitisin duke e shtypur uvulen.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Misvaku ilaç preventiv për dhëmbë - brushë ideale

I Derguari i All-llahut , salaAllahu alejhi we selem, i mesoi me te kunderten e kesaj dhe ua mesoi ilacin. Su’ut eshte cfaredo ilaci i cili thithet nga hunda, nganjehere perfshin edhe ilace te zakonshme ose te komplikuara. Perzierja bluhet imet dhe behet pluhur i bute, sitet dhe laget pak, pastaj e linin per t’u thare. Kur kishin nevoje per te, perzierja njomej ne uje dhe thithej nga hunda. Pacienti duhet patjeter te shtrihet ne shpine me koken te kthyer anash, me ane te peshqirit te hedhur mbi krahet, ne menyre qe te behet e mundur qe ilaci te merret duke e thithur me hunde, te arrije ne sinus. Ne kete menyre semundja nxirrej jashte me teshtitje. Ibn Abasi ka treguar se ndonjehere i Derguari i All-llahut , salaAllahu alejhi we selem, ka perdorur edhe ilace mjekesore qe merren me ane te thithjes nga hunda dhe kete e ka preferuar per sherimin e semundjeve te ndryshme.

Tags:

Categories

Archives