Saturday, 18/8/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Pështyma e dalë nga leximi i Kuranit ka ndikim jashtëzakonisht të madh në fuqi, aktivitet e shëndet, ngase nuk i shtohet asnjë përzierje barishtore apo përbërje medikamentesh



Pështyma e dalë nga leximi i Kuranit ka ndikim jashtëzakonisht të madh në fuqi, aktivitet e shëndet, ngase nuk i shtohet asnjë përzierje barishtore apo përbërje medikamentesh

Leximi i Kuranit për t’u shëruar me të

Allahu i Lartësuar thotë: “O njerëz, ju ka ardhur këshillë
(Kurani) nga Zoti juaj, shërimi për zemrat tuaja, udhëzim
dhe mëshirë për besimtarët.” (Junus, 57)
Gjithashtu, Allahu thotë:

“Ne shpallim nga Kurani atë që është shërim dhe mëshirë
për besimtarët e që mohuesve keqbërës u shton vetëm
humbje.” (Isra, 82) Po ashtu, thotë:
“Thuaj: “Ai është udhërrëfyes dhe shërim për
besimtarët.” Por ata që nuk besojnë, janë të shurdhër
dhe të verbër, njësoj si të thirreshin prej vendeve të
largëta.” (Fusilet, 44)

Kurani i shëron zemrat nga sëmundjet e dyshimeve,
mëdyshjeve dhe çrregullimeve obsesive-kompulsive,76
shëron trupat nga sëmundjet. Sa herë që njeriu e rikujton
këtë synim, me lejen e Allahut të Lartësuar, arrin dy lloje
shërimi: shërimin moral dhe fizik.
Aliu, Allahu qoftë i kënaqur me të!, transmeton se i
Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin
mbi të!, ka thënë: “Ilaçi më i dobishëm është Kurani.”77
Aishja, Allahu qoftë i kënaqur me të!, tregon se i Dërguari i
Allahut hyri në shtëpinë e saj, ndërsa një grua e shëronte
apo i lexonte Kuran. I Dërguari i Allahut tha: “Mjekoje me
Kuran.”78

Zbatimi i çelësave të meditimit të Kuranit konsiderohet ndër ilaçet

më të fuqishme për ndërprerjen e këtyre çrregullimeve të bezdisshme,
që krijojnë depresion dhe brengë. Shumë njerëz kanë përfituar prej
tyre, janë qetësuar ata dhe zemrat e tyre, si dhe kanë arritur qetësi
psikike, me të gjitha kuptimet.
77 Silsiletul ehadith es sahiha, 4/931.
78 Sahih Ibn Hiban, 13/464, 6098; Mevaridu Dhaman, 1/343, 1419.
Albani e cilëson të saktë, Silsile sahiha, 1931.

Shërimi me Kuran arrihet përmes dy formash:





1. Duke e
lexuar në namaz, sidomos në pjesën e fundit të natës, duke
pasur nijetin e shërimit; dhe 2. Përmes rukjes.

Pështyma
e dalë nga leximi i Kuranit ka ndikim jashtëzakonisht të
madh në fuqi, aktivitet e shëndet, ngase nuk i shtohet
asnjë përzierje barishtore apo përbërje medikamentesh.
Nuk besoj që ndonjë musliman e mohon ndikimin e
shërimit dhe ilaçit përmes fryrjes me ajetet e Kuranit dhe
kjo nuk arrihet nga çdokush, por njëherazi është e mundur
për secilin që i merr shkaqet.

Ne duhet të bashkëveprojmë drejtpërdrejt me Kuranin. Ai
është i lehtë për çdokënd që është i sinqertë në
bashkëveprimin me të. Krijimi ndërmjet nesh dhe tij
ndërmjetës, duke anashkaluar bashkëveprimin e
drejtpërdrejtë, pa dyshim se është privim i vërtetë. Kur
ndokush goditet me ndonjë fatkeqësi ose sëmundje,
udhëton dhe shëtit botën duke kërkuar lexues e shërues,
ndërkohë nuk e di se çështja është më afër dhe më e lehtë
se kjo. Kur Allahu i Lartësuar na sprovon me vështirësi dhe
fatkeqësi, dëshiron që ne t’i përgjërohemi, t’ia drejtojmë
lutjet e t’i përulemi Atij, ashtu siç thotë:

Muslimani është i bindur me këtë ndikim të Kuranit dhe kjo është
një çështje e padiskutueshme dhe e prekshme, përfitimi i
muslimanëve prej kësaj është përcjellë brez pas brezi, saqë nuk kemi
nevojë ta vërtetojmë këtë me përvojë, por kjo është një bindje e
ngulitur thellë. Ai që dëshiron të zgjerohet në këtë, le t’i referohet
kasetës me titull “Shkaqet e harruara”, të dr. Xhubejrit.

“Ne i dënuam ata njëherë, por ata nuk iu përulën Zotit të
tyre e as nuk i drejtuan lutje.” (Muminun, 76) Dhe thotë:
“Ne iu kemi dërguar shumë popujve profetë para teje dhe
i kemi dënuar ata me skamje dhe fatkeqësi, për t’u bërë
të dëgjueshëm.” (Enam, 42)
Të falurit e gjatë duke e lexuar Kuranin dhe drejtimi i lutjes
Atij konsiderohet ndër format më të rëndësishme të
nënshtrimit ndaj Allahut të Lartësuar, siç ndodh në
namazin e eklipsit dhe në namazet e tjera. Të falurit e
namazit duke e lexuar Kuranin konsiderohet ndër shkaqet
më të fuqishme për shëndet e shërim.

Këtu nuk është vendi i zgjerimit të kësaj çështjeje, por
qëllimi është të këshillojmë lexuesin e Kuranit të rikujtojë
këtë çështje madhore gjatë leximit të tij, në mënyrë që të
arrijë gradat më të larta të ndikimit dhe dobisë. Ndërkaq,
ai që dëshiron të zgjerohet më shumë rreth kësaj çështjeje,
le t’i referohet librit Mjekësia profetike të Ibn Kajimit, që
është më i gjerë dhe që e ka shtjelluar këtë çështje, prandaj
referoju atij, do të gjesh fjalë të çmuara.





Categories

Archives