Saturday, 25/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Peshqit


Peshqit


peshqit

Nje perqindje e madhe ne vitamina

Peshku permban vitamina B, si vitaminen B6, e cila lufton anemine; vitaminen D, aq e rendesishme per asimilimin e kalciumit, etj. Melcia e peshkut ka vitaminen A, antioksiduese, e cila eshte teper e dobishme per syte dhe lekuren. Gjenden gjithashtu dhe vitaminat B2, B12, PP.

Vetem peshqit e dhjamte jane te pasur ne Omega 3, acide yndyrore te pangopur, mbrojtes kardiovaskulare, ndryshe nga dhjami i mishrave, i cili permban acide yndyrore te ngopur. Peshqit e dhjamte kane 6 % lipide dhe midis tyre jane ngjalat, sardelet, salmoni, toni, etj. Peshqit gjysem te dhjamet, si peshku shpate, barbunji, etj, kane 2-6 %, ndersa ata pa dhjame si koci, levreku, etj, kane me pak se 2 %. Disa njerez nuk e hane lekuren e peshkut, por edhe pse ajo eshte e payndyrshme, ajo eshte mjaft e pasur me Omega 3.

Acidet yndyrore te pangopura ndihmojne per nje energji te madhe fizike, shtojne tonusin muskular dhe ndihmojne per te ulur peshen e tepert. Por ato jane te brishta: oksidohen shpejt ne ajer dhe ne temperature te larte. Per ti ruajtur vlerat e tyre eshte mire te gatuhen ne avull. Sa me shume qe peshku eshte ne moshe dhe me peshe te madhe, aq me shume ka nga keto lloj acidesh. Me i pasuri nga ata eshte skumbri. (1,8 g/100 g), i ndjekur nga sardelet (1,3 g). Llojet natyrore permbajne me shume se sa nga peshqit e kultivuar nga njeriu.

Dihet qe yndyrnat e peshkut ndihmojne ne uljen e kolesterolit te keq LDL, duke ruajtur njekohesisht kolesterolin e mire HDL. Brenda tij gjenden acidet specifike DHA (acidi dekahekzaenoik), apo EPA (acidi ekozapentanoik), etj. Studiues te universitetit te Seatle ne SHBA-se kane studjuar mbi konsumin e peshkut ne 400 persona te moshuar mbi 65 vjec, dhe kane vezhguar se toni apo peshqit e pjekur ne zgare e pakesojne rrezikun e vdekjeve nga problemet kardiake. Po keshtu, grate qe hane peshk te yndyrshem gjate shtatzenise dhe qe u japin gji femijeve, ndihmojne tek femijet per nje shikim shume te mire. Ky fenomen eshte zbuluar nga universiteti Bristol ne SHBA, gjate studimit ne mbi 400 femije, studim ky qe eshte botuar edhe ne „American Journal of Clinical Nutrition“. Ka popuj qe peshkun e hane edhe te gjalle, sic jane aziatiket, dhe kryesisht japonezet apo indo-kinezet. Por ne keto raste duhet bere shume kujdes pasi shpesh mund te infektohemi nga paraziti i quajtur “anisakiase“.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Skandal:LONDER- Doktorët kanë të drejtë të vrasin bebet e sapolindura
Tags:

Categories

Archives