Monday, 23/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Peshku ,vlerat e larta ushqyese


Peshku ,vlerat e larta ushqyese


peshku

Peshku ka qenë i pranishëm në jetën e njeriut gjatë gjithë historisë së shoqërisë njerëzore, jo vetëm si ushqim, por edhe si element simbolik apo shprehje e mitologjive të vjetra, që nga koha e paganizmit dhe më vonë i qytetërimeve të tjera, si antikiteti greko-romak. Që atëherë e deri në mesin e viteve ‘700, frutat e detit filluan të ishin ushqimi kryesor i pasanikëve, sidomos i francezëve aristokratë. Edhe në Amerikë, ku deri pak kohë më parë konsideroheshin si ushqim i të varfërve, në Filadelfia vendet ku shiteshin ishin më të shumta në numër se piceritë në kohën e sotme.
Por, peshku ka qenë njëkohësisht edhe burimi i jetës dhe i ekzistencës së njeriut, madje një nga ushqimet më të pastra dhe të ushqyeshme të tij. Në vende të ndryshme të botës ka popuj që peshkun e konsumojnë të gjallë, si për shembull aziatikët (gatimi tipik i të cilëve është kandili i detit), dhe kryesisht japonezët apo indo-kinezët. Mesatarisht në të gjithë botën konsumohet 16.4 kilogram peshk për person. Sot gatimet e detit dhe sidomos peshku, janë ndër më të shtrenjtët në të gjitha restorantet, si ato elegante ashtu edhe në ato më të thjeshtët.

*Vlerat ushqyese
Ashtu si edhe në të kaluarën edhe sot peshku njihet për aq shumë vlera, sa edhe dietologët e kanë cilësuar si ushqimin më të pazëvendësueshëm. Peshku është një nga ushqimet i cili dallohet për një përmbajtje të lartë të proteinave, vitaminave, kripëra minerale, fosfor, kalcium. Me pak fjalë është mishi që duhet konsumuar më tepër në vakte, pasi ka shumë vlera ushqyese. Një konsumim sistematik i peshkut bën të mundur një funksionim të përsosur të trurit të njeriut, rrjedhimisht na bën që të kemi një memorie edhe më të mirë.Peshqit të peshkuar në det mendohen se kanë vlera më të larta se ato të peshkuar në ujëra të ëmbla. Ato të ujërave të ëmbla thuhet se kanë më tepër përmbajtje kalciumi. Por ajo që duhet theksuar është fakti se peshqit ndahen në grupe në varësi të karakteristikave që ato kanë: peshqit me përmbajtje të lartë të yndyrës janë ato që janë të pasur me substanca që i nevojiten vërtet organizimit tonë dhe mund të konsumohen pa u lodhur shumë, d.m.th nuk kanë nevojë për shumë pastrim siç është salmoni për shembull. Ata më pak të yndyrshëm janë peshqit e troftës, më të lehtët janë molusqet, të cilët mund të konsumohen edhe nga të moshuarit sepse përmbajnë një sasi të reduktuar të yndyrës që i bën mirë organizmave të tillë.
Edhe mënyra se si gatuhet ka të bëjë në përcjelljen e vërtetë të vlerave. Mund të ulë ose rrisë vlerën korrekte të ushqyerjes. Nëse mendoni për shembull se kur trofta gatuhet me gjalpë, bëhet më e shijshme dhe ka më shumë vlera për organizmin tonë nuk është zgjedhja më e mirë. Sepse vetë peshku i troftës ka përmbajtje të lartë të yndyrës dhe nëse e gatuajmë me produkte si gjalpi atëherë e kemi tejngupor me yndyrë. Ndaj një gatim i tillë nuk do t’i bënte mirë atyre që vuajnë nga kolesteroli i lartë. I njëjti diskutim vlen edhe për peshkun e gatuar në zgarë, që në fakt rekomandohet shumë sepse lejon të ruhen sa më të larta vlerat ushqyese. E njëjta gjë vlen edhe për peshkun crudo ose atë të papërpunuar i cili duhet patjetër verifikuar nëse është i freskët. Është për t’u evituar zierja e peshkut sepse uji bën që të humbasin shumë prej vitaminave, dhe nuk do të kishte asnjë lloj substance të vlefshme.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Buka

*Si duhet konsumuar peshku?
Vërtet nuk mund të ketë ilaç më të mirë se sa të ‘marrësh’ tre herë në javë një pjatë peshk, dhe një pjatë me sallatë jeshile apo perime të ziera. Përveç ushqimeve që duhen evituar, për të shmangur rrezikun për t’u sëmurë ekziston edhe një menu antitumor, që specialistët këshillojnë se duhet përdorur patjetër çdo ditë. Këtu, sigurisht që bën pjesë peshku dhe sallata. Peshku është i shëndetshëm edhe për sytë. Ndihmon në eliminimin e sëmundjeve të retinës së syrit.
Në perëndim, për shkak të dietave, konsumohet shumë peshk, pasi ky lloj ushqimi ka pak yndyrna, pak kolesterol dhe shumë proteina. Sipas mjekëve, krijesat e vogla të detit, të pastra si ngjyra e kristaltë e ujit të tij, është e domosdoshme të konsumohet tre herë në javë, pasi përmbajnë proteina dhe elementë që janë konsideruar si ilaç i trurit. Ngadalësojnë plakjen, rigjenerojnë mendjen, ndezin erosin dhe largojnë rreziqet kardiovaskulare si dhe ndihmojnë në zhvillimin e trurit të fetusit./PK/.

image_pdf
Tags:

Categories

Archives