Tuesday, 12/12/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Peshku ndihmon në mbrojtjen e trurit

Peshku ndihmon në mbrojtjen e trurit

peshku,mjeksiaislameEkspertët e ushqyeshmërisë ka kohë që bëjnë rekomandimin e konsumimit të së paku dy shërbimeve të peshkut të ujërave të ftohta çdo javë për të ndihmuar mbrojtjen kundër sëmundjeve kardiovaskulare.Një studim i ri tregon se kjo lloj diete ka një ndikim të vogël por të rëndësishëm kundër goditjes në tru (aksidenteve cerebrovaskulare).


Rezultatet e hulumtimit vijnë nga një meta-analizë e 38 studimeve që përfshinin afro 800 mijë njerëz, nga 15 shtete të ndryshme si Amerika Veriore, Evropa dhe Azi-Paqësori. Konsumuesit e së paku dy shërbimeve të peshkut në javë kishin 6% më pak gjasa për të përjetuar një pikë në tru, përderisa ata që konsumonin peshk pesë herë në javë apo më shumë kishin rreth 12% më pak gjasa për të vuajtur nga goditja në tru krahasuar me ata të cilët nuk hanin peshk. Marrja e vajit të peshkut nuk siguronte përfitime të ngjashme. Kjo gjë, hutoi shkencëtarët. Por, duket se dobitë e peshkut vijnë nga përbërës të ndryshëm që gjenden në të, e jo vetëm nga yndyrat me zinxhirë të gjatë vetëm.

Po ashtu, vetë konsumimi i peshkut tregon për shprehi më të mira të ushqyerjes, e që i përkasin popullatave me status më të lartë socio-ekonomik, faktor ky që i kontribuon profilit më të mirë kardiovaskular.

Ky studim është vet një meta-analizë, që përfshin analizimin e shumë studimeve të ndryshme, dhe natyrisht që i ka limitet e veta. Ka nevojë për studime të mëtutjeshme sidomos sa i përket rolit të acideve yndyrore me zinxhirë të gjatë omega-3 në shëndetin cerebrovaskular./mjeksiaislame/

Përshtati: Meriton Muriqi

Categories

Archives