Wednesday, 23/5/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

PESË SHQISAT

PESË SHQISAT

PESË SHQISAT

Pesë shqisat: pra të shikuarit, të nuhaturit, të prekurit, të dëgjuarit, të shijuarit, përbëjnë veç e veç nga një mrekulli. Detajet e hasura gjatë studimit të këtyre shqisave edhe njëherë e njofton njeriun për artin krijues të Allahut xh.sh. Pesë shqisat janë krijuar pikërisht për nevojat e njeriut, p.sh veshi i percepton dridhjet e zërit të cilët vijnë vetëm brenda kufijve të caktuara, këta kufijë të perceptimit që emërohen si pragu i dëgjimit janë në vlera ideale.

Po që se posedoni një vesh shumë të ndjeshëm duke filluar nga zëri i rrahjes së zemrës deri te pëshpëritja e insekteve mikroskopike do ti ngatërronim të gjitha zërat, kjo për ne do të ishte mjaftë shqetësuese. Gjithashtu rregulli i ndjeshëm vlen edhe për shqisat e të prekurit.
Nervat e ndjeshme të prekjes të cilat gjenden nën lëkurën e njeriut në mënyrë sa më të mirë janë sensibilizuar dhe në mënyrë ideale janë shpërndarë në trup, p.sh në majat e gishtave, që kemi më shumë nevojë për prekjet e ndjeshme në krahasim me pjesët tjera të trupit, ka më shumë tepër skaje të nervave.

Ndërsa në vendet, si shpina të cilat nuk janë aq funksionale skajet e nervave janë mjaftë të rralla. Ndërsa lëkurën të cilën shumica e njerëzve e pandehin si një qyp të thjeshtë në realitet është shumë e ndërlikuar. Lëkura në realitet është një organ i përsosur i cili është i ndërtuar nga disa shtresa dhe i cili përmban nerva perceptues, kanale të qarkullimit, sisteme të ajrosjes, rregullues të nxehtësisë dhe lagështisë. Edhe ajo si çdo pjesë e trupit është krijuar pa të meta.

Categories

Archives