Tuesday, 11/12/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Pesë shenjat që tregojnë se keni mungesë vitaminash



Pesë shenjat që tregojnë se keni mungesë vitaminash

“Në ditët e sotme, kur konsumohen shumë ushqime të përpunuara është shumë e lehtë të kemi mungesë vitaminash, qoftë duke mos ngrënë aq sa duhet ushqime të caktuara, apo qoftë për shkak të përthithjes jo të duhur të tyre, për shkak të problemeve me tretjen”.

Kështu vëren Dr. Susan Blum, themelues i Blum Center for Health dhe autor i librit “The Immune System Recovery Plan”. Edhe pse diçka e tillë mund të mos ju sëmurë me një sëmundje të caktuar, trupi do të vuajë tepër për shkak të mungesës së vitaminave. Vitaminat janë bashkëfaktorë për të gjithë reaksionet biokimike në trup dhe ne kemi nevojë për vitamina që organizmi ynë të funksionojë siç duhet.

Më poshtë po iu tregojmë 5 shenja të pazakonshme paralajmëruese që tregojnë se mund të keni defiçencë në vitamina.

Lajmi i mirë është se probleme të tilla mund të zgjidhen thjesht përmes dietës ushqimore.

Plasaritje në skajet e buzëve

Diçka e tillë tregon se keni mangësi në hekur, zink dhe vitamina B si niacin (B3), riboflavin (B2) dhe B12. Diçka e tillë është e zakonshme nëse jeni vegjetarian.

Për të rregulluar një defiçencë të tillë duhet të hani më tepër mish shpendësh, salmon, peshk ton, vezë, midhje, prodhime deti, domate të thara në diell, pazi, salcë të bërë nga farat e susamit (tahini), kikirikë dhe legume si thjerrëzat. Përthithja e hekurit përmirësohet nëse marrim vitaminë C, e cila gjithashtu ndihmon për të luftuar infeksionet, kështu që kombinojini këto ushqime me perime si brokoli, specat e kuq zile, lakrën kale dhe lulelakrën.

Lëkurë e skuqur dhe e laskëruar në fytyrë ose kudo dhe humbje të flokëve

Mangësia: Biotin (B7) e njohur si vitamina e flokëve. Kur trupi ruan vitamina me yndyrë të zgjidhshme (A, D, E, K) nuk ruan shumë vitamina B, të cilat janë të tretshme në ujë. Duhet të kemi parasysh se ngrënia e vezëve të pagatuara iu bën vunerabël sepse proteina në vezët e papërpunuara e quajtur avidin pengon trupin të përthithë biotin.

Për të rregulluar këtë problem duhet të hani më tepër vezë të gatuara (gatimi çaktivizon avidin), salmon, avokado, kërpudha, lulelakër, fara soje, arra, bajame, lajthi, mjedra dhe banane.

Puçra të ngritura të kuqe ose të bardha, zakonisht në faqe, në krahë, në kofshë dhe në të ndenjura





Mangësi në: Acide yndyrore esenciale dhe në vitaminat A dhe D

Për të rregulluar këtë problem: Hiqni dorë nga yndyrnat e ngopura dhe ato trans dhe rrisni konsumin e yndyrnave të shëndetshme. Shtoni më shumë salmon dhe sardele, arra dhe bajame apo fara, si: fije liri, kërp dhe chia në dietën tuaj. Për vitaminë A konsumoni perime me gjethe jeshile dhe perime me ngjyrë si karotat, patatet e ëmbla dhe specat e kuq zile. Këto sigurojnë beta karoten, që do të bëjë trupin të përdorë vitaminë A.

Ndjesi pickimi, djegieje dhe mpirje në duar, këmbë apo kudo

Mangësi në: Vitamina B si folate (B9), B6 dhe B12. Është një problem që lidhet drejtpërdrejt me nervat periferalë dhe ku ata përfundojnë në lëkurë. Simptoma të tilla mund të kombinohen me ankth, depression, anemi, lodhje dhe disbalancë hormonale.

Për të rregulluar këtë problem përdorni spinaq, shparguj, panxharë apo karota, fasule, vezë, oktapod, midhje, goca deti apo mish shpendësh.

Ngrëçe muskujsh sikur të qëllojnë me thikë në shputa, në pulpa, pjesën e poshtme të këmbës etj

Mangësi në: Magnez, kalcium dhe potasium. Nëse ju ndodhin shpesh ngërçe mund të keni mangësi në të tillë minerale. Dhe nëse lodheni fizikisht mund të humbisni edhe më shumë minerale dhe vitamina B përmes djersitjes të madhe.

Si ta rregullojmë problemin: Hani më shumë banane, bajame, lajthi, kungull, qershi, mollë, grejpfrut, brokoli, bimë me gjethe jeshile si lakra kale, spinaqi dhe luleradhiqja.