Sunday, 19/8/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Pesë pijet të cilat ju ndihmojnë te humbni peshë



Pesë pijet të cilat ju ndihmojnë te humbni peshë

5 lengje
Pesë pijet të cilat ju ndihmojnë te humbni peshë

Nëse keni vendosur për të humbur peshë, atëherë ju sigurisht e dini se e vetmja mënyrë për ta bërë
këtë është duke kombinuar ushtrimet me një dietë të shëndetshme, të ekuilibruar dhe me kalori.
Megjithatë, ka disa lloje të pijeve që do të shpejtojnë djegien e yndyrës dhe do të ju ndihmojnë në
humbjen më të shpejtë të peshës. Këtu do ti gjeni ato 5 pijet më të efektshme:

1. Lëngjet e frutave

Lëngjet e frutave janë aleatët tuaj më të besueshëm në betejën e humbjes së peshës. Ju mund ti
përgatitni këto lëngje shumë lehtë në kuzhinën tuaj, ose në tersi nga një frut ose duke i përzier me
perime dhe duke i kombinuar që të dy. Frutat që kanë shije të thartë si limoni, portokalli etj, janë të
njohur për të ju ndihmuar që të pastroni toksinat brenda trupit tuaj që janë mbledhur gjatë gjithë muajit. Ushqimet e pasura si: xhenxhefili, karrota ose molla janë të rekomanduara për të ju ndihmuar
në funksionimin dhe tretjen e ushqimit.
Ju ndoshta e dini, antioksidantët janë thelbësorë për shkak se ata e mbrojnë trupin tuaj nga efektet
negative të radikaleve të lira. Një gotë e këtyre lëngjeve në javë do ti mbajë të gjitha problemet larg
jush. Këto lëngje, kanë përfitim të dyfisht – përderisa ato e ndihmojnë trupin tuaj që të shpëtojë prej
toksinave, kemikaleve dhe të gjitha substancave të rrezikshme që akumulohen brenda zorrëve, ato
gjithashtu ju ndihmojnë që të humbni peshë në mënyrën më të shpejtë dhe më natyrale. Një gjë
është e sigurt: Të gjithë ata që duan të humbin peshë dhe të qëndrojnë të shëndetshëm në të njëjtën
kohë, duhet të konsumojnë lëngje me shije të thartë gjatë një viti.

2. Lëngjet e perimeve

Lëngjet e zarzavateve, nga ana tjetër, mund të jenë fitimprurëse në planet e juaja afatgjate për
humbjen e peshës. Pa marrë parasysh nëse i shtrydhni ato vetëm ose i përzieni ato me perime të tjera
apo fruta, këto perime (lakra, lakra jeshile, brokoli ose lulelakra) do të jenë më të efektshëm në
luftimin e peshës tuaj dhe mënyra më e mirë për ti mbajtur larg toksinat është me këto. Një përfitim
tjetër nga lëngjet e perimeve është që, përveq që ndihmon trupin tuaj për të luftuar radikalet e lira
dhe për ta mbajtur atë të shëndetshëm, ato do të kontrollojnë edhe bilancin e hormoneve në trupin
tuaj dhe çrregullimet e hormoneve duke ndërhyrë në nivelet e tyre. Perimet janë të pasura me
fitonutriene natyrale që janë perfektë për uljen e sasisë së yndyrës në trupin tuaj, për uljen e inflamacionit dhe për kontrollimin e sheqerit në gjak, për balancimin e nivele të hormoneve si dhe rritjen e metabolizmit.

3.Çaji i gjelbërt





Çaji i gjelbërt është përdorur me qindra vjet për përfitimet e tij të shumta dhe për humbje të peshës. Çaji i gjelbërt do të ju ndihmojë të humbni shumë kile, sigurisht do të shërbejë edhe si një shtesë e madhe e dietës tuaj. Pa marrë parasysh se a keni kohë për stërvitje apo jo, duke pirë një filxhan çaj të gjelbërt ju do ti fitoni të gjithë antioksidantët që ju duhen dhe do të ju ndihmojë në djegien e yndyrës me një ritëm të shpejtë, duke nxitur metabolizmin. Këto çajra janë perfektë për të djegur shumë kalori si dhe për rritjen e niveleve tuaja të përgjithshme të energjisë për shtypjen e oreksit tuaj. Si një çështje e vërtetë, çaji është mekanizmi kryesor që do të ju ndihmojë të humbni peshë, normalisht duke konsumuar çdo ditë. Çaji i gjelbërt është shumë i popullarizuar në mesin e popullit japonez dhe thuhet se ndihmon në reduktimin e stresit dhe në relaksimin sa më të madh të njeriut.

4. Lëngu i boronicës dhe dardhës

Lëngjet e frutave janë të shijshme, të lehtë për tu përgatitur dhe shumë të pasura me ushqime, vitamina dhe minerale. Përveç kësaj, ka me qindra fruta të cilët mund ti zgjedhni prej dardhës e deri në boronica të kuqe, dhe këto janë vetëm dy prej frutave të cilat janë të shijshme, efikase dhe përmbajnë sasi të lartë të vitaminës C. Boronicat e kuqe dhe dardha jo vetëm që ju ndihmojnë të humbni peshë duke rritur metabolizmin tuaj, por ato gjithashtu ju ndihmojnë të rritni nivelet e përgjithshme të energjisë dhe i dërgojnë trupit tuaj gjithë vitaminat esenciale dhe proteinat që ai ka nevojë. Në të njëjtën kohë, është një fakt i njohur që lëngu i boronicave të kuqr është thelbësor për parandalimin e infeksioneve të shumta të fshikëzës. Dardha, nga ana tjetër, ju shton magnezin, kaliumin dhe fosforin dhe është thelbësore në shëndetin tuaj, për të mos përmendur se është shumë e pasur me vitaminë C dhe Kalcium, të cilët janëtë rëndësishëm për mbajtjen e kockave tuaja të shëndetshme dhe të fortë.

5. Kafeja e zezë

Në fund, kafeja e zezë është e njohur për përmbatjen me bollëk të përfitimeve shëndetësore – jo vetëm që përmbanë antioksidantë për të luftuar radikalet e lira dhe që ulë rrezikun për disa lloje të kancerit, ajo gjithashtu redukton rrezikun nga diabeti dhe sëmundje të zemrës. Në të njëjtën kohë, kafeina është e përkryer për rritjen e metabolizmit tuaj dhe për rritjen e kalorive që keni djegur.Keni kujdes sepse në qoftë se dëshironi të humbni peshë duke pirë kafe të zezë duhet ta konsumoni atë pa qumësht dhe pa sheqer, sepse sheqeri mund të rritë numrn e kalorive. Për të përfunduar, këto ishin pesë pijet që janë më efikase për të humbur peshë që duhet ti shtoni në dietën tuaj, nëse dëshironi që të humbni peshë shpejtë dhe natyrisht pa përdorur pilula.





Categories

Archives