Saturday, 18/11/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

PESË MËNYRA PËR TË REALIZUAR QËLLIMET NË JETË

PESË MËNYRA PËR TË REALIZUAR QËLLIMET NË JETË

PESË MËNYRA PËR TË REALIZUAR QËLLIMET NË JETË

 

Njerëzit edhe pse ëndërrojnë për synime dhe qëllime madhështore, shumë prej tyre dështojnë në realizimin e tyre. Dështimi mund të jetë si pasojë e vështirësive në të cilat has në realizimin e tyre dhe se ato duan kohë, apo mund të jetë edhe si shkak i mos koordinimit dhe vënies së një strategjie realizimi qysh në fillim. E, duke qenë se nuk ka asgjë të pamundur, na jepni mundësinë që të prezantojmë para jush strategjitë përkatëse për të vënë një plan veprimi të suksesshëm në realizimin e qëllimeve, pavarësisht vështirësive.

1. Fillo me objektiva afatshkurtra, të cilat mund të jenë një ndihmesë e madhe në të ardhmen për të realizuar qëllimet dhe objektivat e rëndësishme. Kjo për shkak se këto të fundit janë afatgjate dhe duan plan veprimi të detajuar dhe durim e sakrificë. Madje, edhe pasi të kesh realizuar qëllimin tënd, do të hasësh në sfida tjera. Për këtë, mos përto të përpilosh një tabelë kohore të realizimit të qëllimeve tua varësisht mundësive. Mos harro, kjo kërkon sakrificë dhe vazhdim së punuari për një periudhë goxha të gjatë dhe të mundimshme.
2. Vendos në do apo jo realizimin e qëllimit ngase mëdyshja të bën t’i largohesh dita ditës dhe kështu të dështosh.
3. Qëllimet dhe synimet tua të mos jenë individuale. Konsultohu me familjen dhe shokët besnikë në mënyrë që të sigurosh prej tyre një mbështetje shpirtërore në rrugën tënde drejt realizimit të qëllimeve. Shumë prej nesh i fshehin objektivat nga frika e dështimit në realizimin e tyre. Kjo është gabim dhe fundi i saj është i keq, padyshim. Doemos se do të dështosh nëse nuk konsultohesh edhe me të tjerët.
4. Shkruaji objektivat në një letër dhe radhiti sipas rëndësisë së tyre. Ktheju kësaj letre kohë pas kohe që të mos bësh atë që nuk është e rëndësishme para asaj që është e rëndësishme. Nëse realizon ndonjë qëllim nga ato që ke shkruar, atëherë mos përto të vendosësh një qëllim tjetër, në mënyrë që të realizosh sa më shumë qëllime.
5. Mos u dorëzo para vështirësive dhe sidave, por, as mos e tepro në vetëbesim, ngase edhe kjo mund të ketë pasojat e veta. Të jesh i matur në veprimet tua. Veprimet e pamenduara mirë mund të të largojnë nga rruga e realizimit të qëllimeve.

Përshtati në shqip: Sedat Islami

 

Categories

Archives