Monday, 10/12/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Pesë gjëra që i janë dhënë Muhamedit alejhi selam për muajin Ramazan



Pesë gjëra që i janë dhënë Muhamedit alejhi selam për muajin Ramazan

 

Transmetohet nga Ebu Hurejra RadAllahuAnhu se Pejgamberi Alejhi Selam ka thënë: “I janë dhënë ymmetit tim, në muajin e Ramazanit, pesë gjëra që s’i janë dhënë asnjë Pejgamberi para meje:

1. Natën e parë të këtij muaji All- llahu shikon me mëshirë robët e Tij dhe atë që e shikon All- llahu me mëshirë, nuk e dënon kurrë.

2. Melekët i kërkojnë All- llahut falje për agjëruesit çdo ditë e çdo natë.





3. All- llahu e urdhëron xhennetin duke i thënë: Zbukurohu për robët e mi, agjëruesit, pasi mund të ndodhë që të pushojnë nga mundimet e botës së tyre, në vendin e mirësisë Time.

4. Era e gojës së agjëruesve, në darkë është më e mirë se era e miskut.

5. Kur vjen nata e fundit e agjërimit, All- llahu i falë të gjithë robët e Tij, agjërues.

Punëtorët punojnë dhe në fund të saj marrin shpërblimin e tyre”.[2]