Monday, 29/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Pesë faktorë që shkaktojnë 80% e të gjitha goditjeve në tru


Pesë faktorë që shkaktojnë 80% e të gjitha goditjeve në tru


Pesë faktorë (të cilët më së shpeshti mund të largohen) në 80% të rasteve shkaktojnë goditje në tru:
– Tensioni i lartë i gjakut,
– duhani, mbipesha,
– ushqimi jo i shëndetshëm dhe
– mungesa e lëvizjeve.

Këtë e vërtetojnë edhe hulumtimet më të reja në të cilat janë analizuar më shumë se njëmijë pacientë nga Amerika e Veriut.

Sikur këta faktorë të rrezikut të mënjanoheshin, numri i goditjeve të trurit në mënyrë drastike do të zvogëlohej, theksojnë autorët e hulumtimit i cili u botua në revistën “The Lancet”. Mjekët kanë krahasuar shënimet e 3.000 pacientëve që kanë përjetuar goditje në tru me 3.000 persona të shëndoshë.

U tregua se tensioni i lartë i gjakut është faktori më i shpeshtë dhe kryesor. Tensioni i lartë i gjakut rrit rrezikun nga goditjet e trurit për dy herë e gjysmë më tepër, çdo e treta goditje në tru është e shkaktuar nga tensioni i lartë. Në pozitën e dytë është duhani i cili e rrit rrezikun nga goditjet e trurit për dy herë.

Përveç pesë faktorëve kryesor të cilët sjellin deri te goditja e trurit, shpesh janë edhe tjerët si:

– Pasqyra e dobët e gjakut,
– diabeti,
– alkooli,
– stresi dhe
– depresioni.

Shumë faktorë të përmendur varen njëri nga tjetri. Të gjithë faktorët e përmendur gjithashtu rritin rrezikun edhe nga goditjet në zemër.

Në hulumtimin e ri tek 20.000 pacientë, mjekët dëshirojnë të lidhin faktorët e përmendur për nënqiejt e caktuar dhe grupet etnike.

Përktheu dhe përshtati:
Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi

Një shkrim tjetër i dobishëm  Qumshti i nënës vakcina më e mirë për bebën

Categories

Archives