Thursday, 15/11/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Përzierja e fuqishme me 3 përbërës kundër anemisë



Përzierja e fuqishme me 3 përbërës kundër anemisë

Anemia është një çrregullim i gjakut dhe shfaqet kryesisht nga mungesa e hemoglobinës, duke shkaktuar kështu lodhje dhe dhimbje koke. Në rastin e anemisë së rëndë, aktiviteti fizik shkakton marramendje, mungesë frymëmarrjeje, dhimbje gjoksi dhe rrahje të shpeshta të zemrës.

Trupi përmban 3 lloje qelizash gjaku, që janë: qelizat e bardha të cilat luftojnë infeksionet, trombocitet që ndihmojnë në qarkullimin e gjakut si dhe qelizat e kuqe që transportojnë oksigjen në të gjithe trupin. Qelizat e kuqe të gjakut përmbajnë hemoglobinë, një proteinë e pasur me hekur që i jep gjakut ngjyrën e saj të kuqe.
Hemoglobina mundëson që qelizat e kuqe të gjakut të shpërndajnë oksigjen nga mushkëritë tuaja në të gjithë organet e trupit dhe të mbajë dioksidin e karbonit larg nga pjesët e tjera në mënyrë që mushkëritë tuaja ta nxjerrin jashtë.

Shumica e qelizave të gjakut, duke përfshirë qelizat e kuqe, prodhohen rregullisht në palcën e eshtrave, një material sfungjeri që gjendet brenda kaviteteve të shumë kockave tuaja të mëdha. Për të prodhuar hemoglobinë dhe qeliza të kuqe të gjakut, trupi juaj ka nevojë për hekur, vitaminë B-12, folate dhe elementë ushqyes të tjerë nga ushqimet që hani.

Shenjat dhe simptomat e tjera të anemisë mund të ndryshojnë në varësi të shkakut të anemisë tuaj. Ato mund të përfshijnë: dobësi, lodhje, lëkurë të zbehtë ose të verdhë, probleme të zemrës, dhimbje gjoksi, këmbë të ftohta, dhimbje koke, etj.
Por, ka një recetë shumë të mirë kundër anemisë, e cila ju ndihmon të merrni shumë vlera ushqyese.





Përbërësit:
300 ml lëng limoni
300 gram arra të grira
300 gram mjaltë

Përgatitja dhe përdorimi:
Miksoni në një enë mjaltin dhe lëngun e limonit. Hidhni më pas arrat e grira dhe përziejini derisa të kombinohen plotësisht. Ruajeni në një kavanoz të pastër.
Hani çdo mëngjes me stomakun bosh një lugë gjelle nga kjo përzierje. Duhet që gjithashtu ta kombinoni edhe me ushqime të shëndetshme.shije.al