Wednesday, 18/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Përshkrimi i Ademit [alejhis-selam] kur u krijua


Përshkrimi i Ademit [alejhis-selam] kur u krijua


Thotë profeti Muhammed [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]: “Zoti e krijoi Ademin [alejhis-selam] në shëmbëlltyrën e tij. Gjatësia e tij ishte gjash- tëdhjetë parakrahë. Të gjithë ata që do të hyjnë në xhennet do të jenë në këtë gjatësi. Që nga ajo kohë, krijesat kanë ardhur duke u zvogëluar.” (Buhariu, 3326)
Gjashtëdhjetë parakrahë është një ndërtesë 6-7 katëshe.

kurani ademi

Përse krijesat kanë ardhur duke u zvogëluar?
Nga mëshira e Zotit është që sa më shumë të shtohet dija dhe zhvi- llimi, krijesat vijnë në zvogëlim. Kjo me qëllim që të mos jemi shumë të mëdhenj dhe të bëjmë padrejtësi në tokë. Imagjinojeni çfarë mund të ndodhte nëse me këtë zhvillim që ka arritur bota sot, të kishim dhe fizikun e Ademit [alejhis-selam].
Zoti e krijoi Ademin [alejhis-selam] në shëmbëlltyrën e tij, pra të Ademit [alejhis-selam], dhe me atë pamje e zbriti nga xhenneti në tokë. Lind pyetja: Përse Zoti e thekson se e krijoi Ademin [alejhis- selam] me shëbëlltyrën e tij?
Dijetarët e hershëm, lidhur me këtë thonë: Ne nuk e dimë saktësisht përse Zoti e krijoi Ademin [alejhis-selam] në xhennet me shëmbëll- tyrën e tij dhe më pas e zbriti në tokë po me atë shëmbëlltyrë. Kjo është diçka që mund të kuptohet dhe të dihet më vonë.
Sot ne kemi teorinë e Darvinit, i cili pohon se prejardhja e njeriut është nga majmuni. Kurse Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] me hadithin e lartëpërmendur e kundërshton duke i thënë se njeriu, që ditën e parë kur zbriti në tokë, kishte pamjen që ka dhe sot.
Pasi iu dha shpirti plotësisht, Zoti e urdhëroi Ademin [alejhis-selam] që të shkojë tek një grup melekësh dhe t’u japë selam dhe të presë se çfarë do i thonë ata, pasi kjo do të jetë përshendetja jote dhe e pasar- dhësve të tu.

Shkoi Ademi [alejhis-selam] dhe u tha melekëve: “Es- selamu alejjkum”, melekët ia kthyen: “Ve alejjkum selam ve rahme- tull-llah”. Kështu, përshëndetja e parë ishte “Es-selamu alejjkum” dhe jo tungjatjeta, përshëndetje, natën e mirë, ciao apo bye.
Gjuha me të cilën fliste Ademi [alejhis-selam] ishte arabishtja dhe kjo shihet në përshëndetjen e melekëve. Gjithashtu, gjuha e xhennetit do të jetë arabishtja. Kontakti i parë i Ademit [alejhis-selam] me krijesat ishte me fjalën “selam” (paqe). Thotë profeti Muhammed [sal-lall- llahu alejhi ve sel-lem]: “Nuk do të hyni në xhennet pa besuar dhe nuk do të besoni, derisa të duheni me njëri-tjetrin. A t’ju tregoj diçka që ua shton dashurinë me njëri-tjetrin?” “Po, – i thanë, – o i Dërguari i Zotit” Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] u tha:”Përhapni selamin me njëri- tjetrin.” (Muslimi, 192)

Të përhapësh selamin nuk do të thotë thjesht të përshëndesim njëri- tjetrin me selam, por të përhapim paqen aty ku jetojmë. Të përhapësh paqen është kur sillesh me të tjerët me butësi. Gjithësia filloi me Mëshirën e Zotit dhe me paqen mes krijesave.
Pasi Zoti e krijoi dhe i dha shpirtin Ademit [alejhis-selam], e fërkoi në shpinë prej ku dolën të gjithë mostrat e njerëzve që do të vinin deri Ditën e Kijametit. Thotë Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]: “Kur Zoti e krijoi Ademin, ai e preku tek shpina e tij, prej ku dolën mostrat e të gjithë njerëzve deri Ditën e Kijametit.” (Tirmidhiu, 3076)
Sot, shkenca ka zbuluar se sperma e burrit formohet dhe vjen nga eshtrat e shpinës së burrit. Thotë Zoti në Kur’an: “Përkujto kur Zoti Yt nxori nga shpina e bijve të Ademit pasardhësit e tyre dhe i bëri dëshmues të vetes së tyre (duke u thënë); “A nuk jam Zoti juaj?” Ata thanë: “Po, dëshmuam!”. Të mos thoni në Ditën e Kijametit: “Ne ishim të panjoftuar për këtë (dëshmi).” (El-A’raf: 172)

Një shkrim tjetër i dobishëm  I Dërguari i Allahut dhe gjenetika

Teksa lexojmë diçka të tillë, secilit prej nesh i shkon mendja tek një pyetje: Asnjërit prej nesh nuk i kujtohen këto momente. Atëherë si do na kërkojë Zoti llogari për diçka që nuk e mbajmë mend? Sigurisht, ne e besojmë këtë që pohon Zoti në Kur’an, por ajo që na mundon është se si do të japim llogari për diçka që nuk e kujtojmë?
Përgjigjja e një pyetje të tillë është se çdo njeri që lind, lind me besim të pastër. Qëndrimi ynë para Zotit dhe dëshmia se nuk do adhurojmë tjetër kënd veç Tij, janë vendosur në natyrën e secilit prej nesh kur lind. Është kjo ajo që ka formuar këtë natyrë besimtare të çdo foshnjeje që lind. Është pikërisht ndjenja dhe besimi se ekziston një Zot. Zoti deshte që me anë të këtij qëndrimi t’i jepte formë natyrës besimtare të çdo njeriu. Asnjëri prej nesh nuk e kujton këtë ndodhi. Ajo që na bën ta besojmë, që ka ndodhur me të vërtetë, është natyra besimtare që ka secili prej nesh. Është ajo që na shtyn të kërkojmë falje dhe të pendohemi për gjynahet që veprojmë. Argument për këtë janë ata miliona muslimanë në republikat Ruse, të cilët, edhe pse jetuan 70 vite në komunizëm dhe ateizëm, duke dëgjuar dhe mësuar mbi mosekzistencën e një Zoti, me të rënë komunizmi, ata kërkuan fenë dhe besimin në Zot. Nga erdhi ky besim vallë? Ai vjen dhe buron nga natyra besimtare e secilit prej nesh, me të cilën jemi pajisur që kur kemi lindur. Kjo natyrë dhe kjo ndjenjë kërkon dhe thotë: Unë kam një Zot që dua ta besoj dhe adhuroj. Pikërisht për këtë, profeti Muha- mmed [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Çdo njeri që lind lind me natyrë besimi të pastër. Janë prindërit ata që e edukojnë si hebre apo të krishter.” (Buhariu, 1359)

E ke haram o njeri që ta ndotësh këtë natyrë të pastër me gjynahe. Këtë natyrë të pastër njeriu e ndot me duhanin që pi. E ndot duke shikuar gjëra të ulta në televizor dhe në intemet. E ndot me fjalë të pista, të cilat i shkëmbejnë të rinjtë me njëri-tjetrin. E ndosin këtë natyrë ata vëllezër, me të njëjtit prindër, që zihen për shkak se gruaja e njërit ka ofenduar gruan e tjetrit. Kjo natyrë ndotet kur fëmijët ngrenë zërin kundër prindërve të tyre. Kjo natyrë ndotet kur dikush nuk e di se ç’është sexhdeja për javë, muaj apo vite të tëra. Thotë profeti Muhammed [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]: “Do i thuhet dikujt Ditën e Kijametit: Nëse do të kishe gjithçka ka mbi tokë, a do e jepje për bamirësi?” – “Po- do të përgjigjet. Zoti do i thotë: “Unë të kërkova diçka më të vogël se kaq. Të kërkova që të mos më shoqërosh rivalë dhe ti nuk m’u binde.”

SHKEPUTUR NGA LIBRI “HISTORIA E PROFETEVE”

image_pdf
Tags:

Categories

Archives