Saturday, 15/12/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Përse qajnë foshnjat?



Përse qajnë foshnjat?

Përse qajnë foshnjat?

Studiuesit kanë zbuluar se foshnjat e vogla, qajnë për të përcjellë ndjesitë e tyre të frikës, urisë dhe dhimbjes. Sipas një studimi të publikuar nga psikologë pranë universitetit të Valencias në Spanjë, lëvizja e syve të bebit dhe dinamika e të qarit, mund të ndihmojnë në njohjen e shkakut të qarës.
Dr Mariana Holez, thotë se kur një foshnje qan për shkak të zemërimit apo frikës, i mban sytë të hapur. Ndërsa kur qan nga dhimbja, i mbyll sytë.
Ajo shton se intensiteti i të qarës fillon e reduktohet, nëse është shkaktuar nga ndjenja e zemëratës, por ajo rritet nëse është shkaktuar nga dhimbja apo frika. E qara e foshnjës është mekanizmi i tij i vetëm për tu komunikuar të tjerëve emocionet e tij negative. /ardhmeriaonline/