Friday, 19/10/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Përse nuk sëmuresh shpesh ti?



Përse nuk sëmuresh shpesh ti?

Galenin e pyetën njëherë: “Përse nuk sëmuresh shpesh ti?” Ai u përgjigj: “Unë nuk ha kurrë bashkë dy lloje ushqimesh të papërshtatshme, nuk ha kurrë kur nuk jam i uritur dhe nuk mbaj kurrë në stomak një ushqim që e shqetëson atë.” Teprimi me katër gjëra shkakton sëmundje. Ato janë: fjalët, marrëdhëniet seksuale, gjumi dhe të ngrënit. – Fjalët e tepërta dobësojnë logjikën dhe shpejtojnë plakjen. – Gjumi i tepërt krijon zverdhje në fytyrë, verbon zemrën, acaron sytë, e dembelos njeriun për punë dhe shkakton lagështi mbi normën në trup.

– Ngrënia e tepërt prish vrimën e stomakut, dobëson trupin, shkakton gazra të ngjeshur dhe sëmundje të rënda. – Marrëdhëniet e tepërta seksuale shterojnë fuqitë, plogështojnë fizikun, përthajnë lëngjet e trupit, shkaktojnë bllokime të ndryshme dhe dëmtojnë organizmin në përgjithësi, sidomos trurin, për shkak të efekteve psikologjike që ato kanë mbi të. Ligështia në tru, e cila sjell dhe rënie të shpirtit, është më e keqe se ligështia në çdo organ tjetër. Çasti më i mirë për marrëdhënie seksuale është kur njeriu ndien një dëshirë të fortë për gruan e tij, e cila, nga ana e saj, është e bukur, e re, gati dhe e eksituar. Marrëdhëniet e rregullta e bëjnë seksin më të dëshirueshëm, sidomos kur palët nuk i shqetëson gjë ose kur nuk e teprojnë me të. Marrëdhëniet janë më të mira, gjithashtu, kur njeriu nuk e ka stomakun plot, kur nuk ka kryer veprimtari të rëndë fizike më përpara dhe kur nuk është vapë përvëluese ose i ftohtë i skajshëm. Nëse merren parasysh dhjetë këshillat e mësipërme, seksi bëhet mjaft i dobishëm. Në të kundërt, nëse ndonjëra prej tyre injorohet, atëherë shkalla e dëmit të tij do të varet nga shkalla e shkeljes që është bërë. E kur asnjëra prej tyre nuk respektohet, pasoja është një jetë më e shkurtër. Ushqimi i tepërt është i rrezikshëm për njeriun e shëndetshëm po aq sa është edhe për njeriun e sëmurë.