Tuesday, 23/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Përse këndimi i kaptinës Jusuf largon brengat?


Përse këndimi i kaptinës Jusuf largon brengat?


 A e ke pyetur ndonjëherë veten si kaptina Jusuf arrin të largojë mërzinë dhe të sjellë gëzimin? Shumë prej nesh e lexojmë këtë kaptinë ndërsa ndiejmë një prehje të mahnitshme shpirtërore.

Sekretin e kaptinës Jusuf do të mësojmë në këtë artikull.

Dr. Xhasim el-Mutavva ka thënë:

Sa herë që më ka rënë ta shoh ndonjë njeri të brengosur, pavarësisht se çfarë brenge kishte: Problem familjar, ekonomik, shëndetësor…, e kam këshilluar ta lexonte kaptinën Jusuf.

Një ditë e këshillova një njeri, i cili pas vetëm dy ditëve erdhi dhe më tha: Pasha Allahun! Nuk kam pritur se kaptina Jusuf do të ma largojë brengën dhe pikëllimin tim.

I thashë: Po ti, a e di pse unë isha aq i sigurt kur ta propozova si ilaç këndimin e kësaj kaptine?

Jo! – mu përgjigj.

Për arsye –fillova t’ia shpjegoj – se Allahu i Madhëruar ia shpalli atë Muhamedit [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] në ‘vitin e pikëllimit’ kur i vdiqën gruaja dhe xhaxhai, dy përkrahësit më të mëdhenj të tij dhe misionit të tij. I Dërguari i Allahut gjente prehje shpirtërore dhe dhimbjet i lehtësoheshin sa herë që e lexonte atë.

I madhëruar qoftë Allahu!

Për herë të parë po e dëgjoj këtë – ma ktheu.

Pastaj –vazhdova me shpjegime– kaptina Jusuf flet edhe për probleme të ndryshme me të cilat është ballafaquar Jusufi [alejhi selam] dhe ia ka dalë t’i menaxhojë siç është më së miri.

E çfarë problemesh janë ato? – më pyeti.

Janë probleme politike, ekonomike, edukative, femërore, propagandistike. E, po kështu, ajo trajton edhe çështje emocionesh dhe ndjenjash, si: Ndjenjat e të qenit i shtypur, çështja se si duhet të trajtohet padrejtësia, ndjenjat e mashtrimit dhe tradhtisë, ndjenjat e shqetësimit dhe trishtimit… Po kështu flitet edhe për mirësitë e durimit, zgjidhjes së problemeve nga ana e Allahut, flitet me theks të veçantë edhe për mirësinë e besimit, ndihmës së Allahut, gëzimit…

Një shkrim tjetër i dobishëm  TË DHËNA TË VËRTETA

Kështu,

Pavarësisht se cila është sprova jote,

Cilat janë ndjenjat tuaja,

Ti do ta gjesh ilaçin në këtë kaptinë!

Të vërtetën e thua! Bën t’ua rekomandoj familjes dhe miqve të mi leximin e kësaj kaptine? – më ypeti.

Po, rekomandoja çdo të sprovuari leximin e kaptinës Jusuf dy herë në ditë. Po vepruan kështu, do të jenë të parët ata që do të vërejnë ndryshimet psikike – qetësimin shpirtëror në vetet e tyre.

Shejh Muhammed Hassan

Përshtati: Sedat Islami

 

[youtube]http://www.youtube.com/v/AtNysXHFAIE[/youtube]

Tags:

Categories

Archives