Sunday, 24/6/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Përse ka ndodhur vrasja e parë në historinë e njerëzimit?

Përse ka ndodhur vrasja e parë në historinë e njerëzimit?

Kabili ishte më i madhi prej të dyve dhe motra e tij (binjake) ishte më e bukur se sa motra e Habilit. Habili kërkoi të martohej me motrën e Kabilit por ai nuk pranoi dhe i tha: ‘Ajo është motra ime, është lindur bashkë me mua dhe është më e bukur se motra jote, dhe unë kam më shumë të drejtë të martohem me të.’ Atëherë edhe babai i tij e urdhëroi që ta lejonte Habilin të martohej me motrën e tij, por ai prapë refuzoi.

Atëherë ata vendosën që të ofronin nga një sakrificë për Allahun e Lartmadhëruar se kush ka më shumë të drejtë të martohet me të. Pastaj Ademi – alejhisselam – u largua prej tyre sepse shkoi për vizitë në Mekke. Kjo sepse Allahu i Madhëruar i tha atij: ‘A e di se Unë kam një shtëpi (faltore) në tokë? – i tha – Jo o Allah. – Unë kam një shtëpi në Mekke (Qaben) prandaj shko tek ajo.’ Atëherë Ademi i tha qiellit: Ma ruaj djalin tim! – Por ai refuzoi. Atëherë iu drejtua tokës, por edhe ajo refuzoi. Iu drejtua maleve, por edhe ata refuzuan! Atëherë iu drejtua Kabilit dhe ai iu përgjigj: ‘Po. Shko dhe kthehu dhe do ta gjesh familjen tënde ashtu siç ta do zemra’

Pasi u nis Ademi, ata të dy ofruan nga një sakrificë (kurban), dhe Kabili i mburrej atij (vëllait) duke i thënë: ‘Unë kam më shumë të drejtë të martohem me të, ajo është motra ime dhe, unë jam më i madh se ti. Pastaj unë jam ai që i la porosi babai (të kujdesem për familjen).’ Kur ata e ofruan kurbanin e tyre, Habili ofroi një dash të majmë, ndërsa Kabili ofroi një tufë me kalli gruri. Por mes tyre pa një kalli të madh dhe e shkërmoqi dhe e hëngri. Atëherë zbriti zjarri nga qielli dhe hëngri kurbanin e Habilit dhe e la kurbanin e Kabilit. Atëherë ai u zemërua dhe i tha: ‘Do të të vras që mos të martohesh me motrën time!’ – Habili i tha: ‘Me të vërtetë Allahu pranon prej të devotshmëve!’ ”

Transmeton Ibn Xherir (et Taberij, autori i tefsirit.
Nga tefsiri i Ibn Kethirit – Allahu i mëshiroftë – Maideh: 27)
Ka thënë shejkh Albani në “Bidajetus suul” (fq. 71) : Zinxhiri i tij është i mirë.

Categories

Archives