Tuesday, 25/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Përse Islami ndalon bartjen e hajmalive

Përse Islami ndalon bartjen e hajmalive

shirk hajmaliPërse islami ndalon bartjen e hajmalive

Pa dyshim,fenomeni i bartjes se hajmalise në kohën tone është shumë i përhapur dhe ka marre hov te madhë,saqe, nuk gjen individ ,shtepi ,restoran ,makine dhe aeroplan qe nuk bartin hajmali,përveç ,atyre qe ndjekun rrugen e drejtë të Allahut.

Shumica nga sahabet,kane urryer varjen dhe bartjen e hajmaliave dhe te ngjajshme me hajmalite, qofshin ato edhe nga kur’ani,prej tyre Abdulla Iben Mesudi,e shume te tjere.Imam Ahmedi transmeton nga Aishja se disa nga sahabet e tjere e kane lehtesuar bartjen e hajmaliave me kusht qe ato të jenë nga kur’ani dhe sunneti.

Mendimi im ne këtë çështje është me mendimin e atyre qe urrejnë dhe ndalojne bartjen e hajmalise,qofte kur’an ose ndonje pjese te kur’anit per disa shkaqe:

1- Ndalesat e pergjithshme per hajmalit qe kan ardhur ne hadithe,kur dihet se hadithet nuk kan perjashtur ndonje lejim te mundshem te bartjes se hajmalive.

2-Ështe nje parandalim,sepse lejimi I bartjes se hajmaliave nga Kurani,apo emra te Allahut e te ngjajshme,hap deren e bartjes se hajmaliave jasht Kur’anit,nese hapet dera e sherrit ajo nuk mbyllet më dot.

3-Bartja e hajmaliave ben qe Ku’rani ti ekspozohet nençmimit dhe poshtrimit,pasiçe bartesi shkon në vende të pa pastërta, aty ku kryhet nevoja fiziologjike,e barte xhunubi,vajzat dhe grate kur janë ne kohën e ciklit mujore dhe gjatë mardhënieve intime.

4-Bartja e Kur’anit apo ndonje pjese të Kur’anit është edhe nje përulje tjetër për Kur’anin dhe në kundërshtim të plotë më misionin qe ka ardhur Kur’ani,Allahu e ka zbritur Kur’anin që njerzit të udhezohen më të,qe ti nxjerrë ata nga errësira për në dritë,dhe jo qe ai të shëndrrohet në hajmali,për burra,gra dhe fëmi.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Dua’ja është prej ilaçeve më të dobishme

5-Bartja e hajmalisë bën qe zëmrat të lidhen për dikend tjetër përveq Allahut, fëmijet i bën qe të mësohen në bartjen e hajmalisë,dhe të rriten duke besuar në atë qe është e ndaluar.

Musli Zymberi

Tags: ,

Categories

Archives