Saturday, 18/11/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Përse e do Allahu teshtimën dhe e urren gogësimën?

Përse e do Allahu teshtimën dhe e urren gogësimën?

Ebu Hurejrah përcjell se Profeti – lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të – ka thënë: “Me të vërtetë Allahu e do teshtimën dhe e urren gogësimën*. Prandaj kur teshtin dikush dhe falënderon Allahun, është detyrë për çdo musliman që e dëgjon atë, të bëjë dua për të  (duke thënë: ‘Jerhamukallah’ = Allahu të mëshiroftë!). Ndërsa gogësima është prej shejtanit, prandaj kur t’i hapet goja ndonjërit prej jush, le ta kthejë mbrapsht atë sa të mundet. E nëse ai ja bën: ‘Haah’ shejtani qesh me të!” (Sahih el edeb el mufred)

*(Hapja e gojës dhe marrja frymë thellë, zakonisht kur të vjen gjumë, kur je i lodhur, kur je i mërzitur etj)

Kuptimi i hadithit:

“Allahu e do teshtimën sepse ajo e nxit njeriun që të jetë aktiv në adhurim. Dhe e urren gogësimën sepse ajo e pengon njeriun nga të qenit aktiv në adhurim dhe të çon në pakujdesi dhe prandaj gëzohet me të shejtani. Dhe gogësima vjen prej ngopjes dhe rëndimit dhe mpirjes  së shqisave (topitjes, të qenit si i fjetur, i pavëmendshëm), përtacisë dhe mos-kuptimit të mirë. Për këtë arsye e urren Allahu dhe e do shejtani dhe qesh me të.” “Mirkatul mesabiih” (8/494)

“Gogësima është prej shejtanit, dmth që shejtani dëshiron ta shikojë njeriun të gogësijë, sepse ajo është një gjendje në të cilën ndryshon pamja e tij (hapet goja dhe deformohet fytyra e tij) dhe ai qesh me të.” (Ibn Bettal, shiko “Fet’hul Barij: 10/612)
“Gogësima i atribuohet shejtanit, sepse ai fton për në epshe, dhe ajo vjen prej rëndimit të trupit dhe lëshimit të tij dhe mbushjes së tij. Ajo që është për qëllim me kthimin e gogësimës është: Që njeriu të ruhet prej shkakut që e sjell atë, dhe ai është teprimi në ngrënie” (Neueuij)

E nëse i ndodh, atëherë le ta mbulojë me dorën e tij dhe të mos nxjerrë zë! Kanë thënë edhe: “Kur gogësin”dmth: “Kur i vjen gogësima” le të përpiqet ta mbysë (ta mundë) sa të mundet, apo ta kthejë mbrapsht.

Dobitë e hadithit:

1.Kushdo që e dëgjon dikë të teshtijë dhe të thotë ‘Elhamdu lilah’ e ka detyrë të bëjë dua për të duke thënë: ‘Jerhamukallah’. Dhe kjo nuk është ‘farz kifaje’ (detyrim që kur e bën dikush bie nga të tjerët, siç është rasti me kthimin e selamit), por është ‘farz ajn’ (detyrim individual për çdonjërin).
Ka thënë Ibnul Kajjim: “Kanë thënë një grup prej dijetarëve tanë se të bësh dua për atë që teshtin është detyrim individual, sepse ka ardhur në formën e urdhrit të drejtpërdrejtë. Dhe kjo kuptohet edhe nga fjala e sahabëve: “Na urdhëroi (për këtë) i Dërguari i Allahut – lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!”
Ka thënë shejkh Albani në “Sahih el kelimut tajjib”: “Ky është argument i qartë për atë se është detyrë për të gjithë ata që e dëgjojnë të bëjnë dua për të. Ndryshe nga selami për të cilin ka ardhur në hadith të saktë:“Mjafton për një grup që kalojnë pranë disa njerëzve, që të japë selam njëri prej tyre dhe mjafton për ata që janë ulur ta kthejë njëri prej tyre”.

2. Duhet mbyllur goja sa të mundet apo duhet mbuluar me dorë gjatë gogësimës, sepse ajo është prej shejtanit, dhe shejtani hyn në të. Siç ka ardhur në hadith të saktë: “Kur të gogësijë dikush prej jush le të vendosë dorën e tij në gojën e tij, sepse shejtani hyn në të” Kurse në një transmetim: “sepse ajo(gogësima) është prej shejtanit”. Sepse shejtani zmadhohet dhe zvogëlohet në përmasat e tij dhe trupin e tij dhe, sepse kur hapet goja për diçka që është e urryer, ajo bëhet rrugë për kalimin e shejtanit në të” (Fejdul kadir)

3. Nuk duhet të nxjerrë zë gjatë gogësimës, sepse kjo e bën njeriun objekt talljeje prej shejtanit.

Me pak ndryshim nga “Sherh sahih el edebul mufred” i shejkh Husejn Auajsheh, me saktësim të haditheve nga shejkh Albanij – Allahu e mëshiroftë /udhaebesimtareve.com/

Categories

Archives