Friday, 15/12/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Përse disave truri na plaket shumë më shpejt dhe tani e dimë pse

Përse disave truri na plaket shumë më shpejt dhe tani e dimë pse

Përse disave truri na plaket shumë më shpejt dhe tani e dimë pse

Mutacionet e gjenit të zbuluara në një të tretën e popullsisë amerikane mund të shpjegojnë se pse truri i disa njerëzve plaket më shpejt se i të tjerëve, sipas një studimi të publikuar ditë më parë në revistën shkencore amerikane “Cell Systems”.

Gjeni me mutacion “TMEM106B” mund ta përshpejtojë plakjen, madje deri në dymbëdhjetë vjet, thonë shkencëtarët.

Këto mutacione gjenetike zakonisht fillojnë rreth moshës 65 vjeçare, veçanërisht në korteksin paraballor, ku është “selia” e funksioneve kognitive si përqendrimi, arsyetimi dhe kreativiteti.

“Nëse e shikojmë grupin e njerëzve të moshuar, disa prej tyre duken më të vjetër ndërsa të tjerët më të rinj”, thotë Asa Abeliovich, profesor i patologjisë dhe neurologjisë në Institutin për Hulumtime të Alzheimerit dhe plakjes së trurit në Universitetin Kolumbia në New-York.

“Në krahasim me moshatarët e tyre që i kanë dy kopje normale, personat të cilët i kanë dy kopje të gjenit të keq duken dymbëdhjetë vjet më të vjetër, të matur me standarde të ndryshme biologjike,” thotë Abeliovich.

Deri në moshën 65 vjeçare “të gjithë janë të barabartë, dhe më pas tek disa aktivizohet një lloj i stresit”, thotë shkencëtari dhe shpjegon: “Nëse jeni personi me fat i cili i ka dy kopje të mira të këtij gjeni, atëherë reagoni mirë ndaj stresit, por nëse i keni dy gjene të dëmtuara, truri juaj plaket më shpejtë”.

Ekipi shkencor e gjeti gjenin mutant, duke e eksploruar informacionin gjenetik nga analiza e trurit të 1904 personave, të cilët nuk dukej se vuanin nga sëmundjet neurodegjenerative.

Studimet e mëparshme kanë identifikuar variante gjenetike, të cilat mund ta rrisin rrezikun e patologjive neurodegjenerative si gjeni ApoE (apolipoprotein E) në sëmundjen Alzheimer.

Zbulimi i mutacionit të gjenit TMEM106B do të mundë të çojë në zhvillimin e biomarkerëve të rinj, gjë që do ta mundësonte zhvillimin e terapive kundër plakjes dhe identifikimin e objektivave potenciale për parandalimin ose trajtimin e sëmundjeve si ajo e Alzheimerit.

Megjithatë, “këto gjene e shpjegojnë vetëm një pjesë të vogël të këtyre sëmundjeve”, thotë Herve Thinna, asistent profesori në patologji dhe biologjinë qelizore në Universitetin Kolumbia.

“Plakja është një faktor i madh rreziku për sëmundjet neurodegjenerative”, thotë shkencëtari dhe shpjegon se “diçka në tru ndryshon me moshën, gjë që na bën të ndjeshëm ndaj këtyre sëmundjeve.”

Categories

Archives