Sunday, 22/7/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Përqafoji kritikat konstruktive



Përqafoji kritikat konstruktive

Përqafoji kritikat konstruktive

Andre Moro thotë: “Çdo gjë që harmonizohet me dëshirat tona personale duket e vërtetë,e çdo gjë që është jashtë tyre ngacmon zemërimin tonë.”

Gjithashtu janë këshillat dhe kritikat.Në shumicën e rasteve ne jemi ata që e duam lavdërimin dhe duam të na lëvdojnë,edhe nëse është e kotë; e urrejmë kritikën dhe qortimin edhe nëse është i vërtetë.Pa dyshim se ky është turp i madh e gabim i rrezikshëm.

“E kur thirren që ndërmjet tyre të gjykojë All-llahu dhe i dërguari i Tij, një grup prej tyre nuk i përgjigjen asaj. Po nëse është që e drejta u takon atyre (në atë gjykim), ata i shkojnë atij të bindur e me respekt.” (Nur,48-49)





William James thotë: “Kur të vendosësh të bësh diçka brenda ditës,kryeje po atë ditë, sepse vendosmëria të largon nga koka mendimet dhe mërzitë që ndodh t’ju sundojnë.deri në rezultatin e zgjedhjes së problemit, që do të thotë se nëse je i bindur në atë vendim dhe nuk luhatesh dot, vazhdon dhe ecën përpara.Mos u ndal me hamendje,apo të shqetësohesh e t’i kthesh hapat e tua mbas,e as mos e humb veten me dyshimet që të lindin,e as mos vazhdo të shikosh se ç’lë pas shinës tënde.”

Një poet thotë:
Nëse ke ide për diçka,qëndro i vendosur
Se mendimi të prishet,kur rri i merakosur.
Trimëria në marrjen e vendimit të zgjon nga çoroditja e shqetësimit.

“…..E kur çështja të jetë vendosur, do të ishte mirë për ata të jenë besnikë ndaj All-llahut.”( Muhammed,21)





Categories

Archives