Tuesday, 24/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Përplasen 4 makina në Rrugën e Kombit, vdes një person


Përplasen 4 makina në Rrugën e Kombit, vdes një person


Mesditën e sotme ka ndodhur një aksident tragjik në hyrje të rrugës së Kombit, në verilindje të vendit. Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00 në superstradën Milot-Rrëshen në vendin e quajtur Fushë Milot.

rruga e kombit

Në aksident janë përfshirë katër automjete, ku ka gjetur vdekjen një person dhe 5 të tjerë janë plagosur mes të cilëve janë edhe dy fëmijë. Të dëmtuara kanë mbetur autovetura fuoristradë e markes KIA me targa VE 005VL drejtuar nga shtetasi Dragoi Alvado, vjeç 49, banues në Maqedoni, autoveturë benz 250 me targa AA 703 AD drejtuar nga shtetasi Ndue Çupi, 45 vjeç, banues në Fushë Milot-Kurbin.

Një autoveturë e markës benz 320 me targa AA 707 EN, drejtuar nga shtetasi Azis Koçeku, vjeç 35, banues në Gurrëz-Kurbin dhe autovetura Fiat Punto me targa AA 849 DU, drejtuar nga shtetasi Bashkim Ramaj, 45 vjeç, banues ne Maurras-Kurbin. /albeu/ http://www.albeu.com/kryetitull/perplasen-4-makina-ne-rrugen-e-kombit-vdes-nje-person/125954/

image_pdf
Një shkrim tjetër i dobishëm  Kryeministri Edi Rama, fyen vajzat me shami

Categories

Archives