Thursday, 14/12/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Përmirësoni lëkurën tuaj me këto 10 produkte ushqimore

Përmirësoni lëkurën tuaj me këto 10 produkte ushqimore

Ka mijëra njerëz që luftojnë aknet, skuqjet e lëkurës dhe probleme të tjera edhe më të rënda me medikamente te ndryshme, pa e ditur se ata tashmë e kanë atë çfarë u nevojitet në frigoriferin e tyre! Me poshtë janë listuar 10 produkte ushqimore qe përmirësojnë lëkurën tuaj.

1. Çokollatë e zeze
Çokollata e zeze përmban antioksidantë, flavonoide, dhe acide yndyrore që do ta bëjnë lëkurën tuaj te shkëlqejë. Përbërësi kryesor i këtij produkti te shijshëm ushqimore është kakao që është e njohur për ndikimin e tij pozitiv në qarkullimin e gjakut. Gjithashtu, çokollatë e zeze e mbron lëkurën nga dëmet e shkaktuara nga rrezet e diellit.

2. Karota
Karotat janë të mbushura me vitaminë A. Një tjetër fakt interesant është se kjo perime pengon mbiprodhimin e qelizave në shtresën e jashtme të lëkurës. Dhe në qoftë se shumë qeliza prodhohen ne pjesën e jashtme te lëkurës, vaji i formuar prej tyre pasi kombinohen me qelizat e vdekura bllokon poret.

3. Speci i kuq
Një spec i tillë përmban dozën tuaj të përditshme të vitaminës C. Gjithashtu specat e kuq permbajne vitaminës B6 si dhe fibra dhe karotenoide. Kjo e fundit parandalon rrudhat, lufton puçrrat e fytyrës në mënyrë efektive dhe përmirëson qarkullimin e gjakut.

4. Salmoni
Vaji i peshkut lufton ankthin, stresin dhe depresionin. Peshku ka ne përmbajtje dhe yndyrën Omega 3 e cila është shume e shëndetshme. Salmoni gjithashtu do i siguroje trupit tuaj dhe vitaminën D, një vitaminë e nevojshme për kockat, zorrën e trashë, trurin dhe zemrën.

5. Vaji i arrës se kokosit
Vaji i arrës se kokosit është i pasur me acid laurik, i cili është i njohur për efektin e saj antibakterial për shkak të agjentit të fuqishëm antiviral. Vaji i arrës se kokosit ul rrezikun e kapjen se inflamacionit, infeksioneve, dhe viruseve. Vitamina E zbut dhe lagështon lëkurën tuaj duke e bërë atë të duket shumë me rinore.

6. Caj jeshil
Çaji jeshil përmban amino acidin e veçantë të quajtur L-theanine. Ky komponent ul stresin dhe relakson trupin tuaj. Çaji jeshil është i pasur me antioksidantë që do ta mbajnë trupin tuaj të shëndetshëm dhe rinore.

7. Spinaq
Spinaqi është një “bombë” e vërtetë e mbushur me magnez, klorofil, vitamine C, folate, fibër, vitamine E, proteina bimore, vitamina A dhe hekur.

8. Farat
Të gjitha llojet e farave janë të shkëlqyera për lëkurën tuaj. Farat luledielli dhe farat e kungullit përmbajnë vitaminë E që zbut lëkurën, proteina dhe selen që reduktojne rrudhat.

9. Selino
Selino është e pasur me vitaminë K. Ky komponent ul presionin e lartë të gjakut dhe në të njëjtën kohë përmirëson qarkullimin e gjakut. Hani selino për të ulur nivelin e stresit tuaj. Siç e dimë, problemet qe vine nga stresi ndikojnë negativisht në lëkurë.

10. Papaja
Papaja është e pasur me ushqyes të ndryshëm, si minerale dhe vitaminat e nevojshme për lëkurë të shëndetshme dhe çehre të bukur./ikub

Categories

Archives