Saturday, 18/11/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Përmendje e shpeshtë e dhikrit,shkak per mbrojtje nga magjia

Përmendje e shpeshtë e dhikrit,shkak per mbrojtje nga magjia

E’udhu bi kelimetil-lahit-tammati min sherri ma halaka. (Kërkojë mbrojtje me fjalët e përsosura të Allahut nga sherri (e keqja) që ka krijuar).
Përmendja e këtij dhikri preferohet në mëngjes dhe darkë, gjatë hyrjes dhe daljes nga shtëpia, kur zbret në ndonjë vend të huaj, kur hipë në makinë, anije, tren, avion, në shkretëtirë apo kudo që të jesh.

Profeti (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) thotë: “Kush zbret në ndonjë vend dhe thotë: Kërkojë mbrojtje me fjalët e përsosura të Allahut nga sherri (e keqja) që ka krijuar.
Nuk i bën dëm atij asgjë derisa të largohet nga ai vend.”
Ky dhikër preferohet gjithashtu të thuhet tre herë pas namazit të sabahut dhe tre herë para namazit të akshamit.

– Dhikër tjetër për t’u mbrojtur nga magjia para rënies së saj është edhe: Bismil-lahil-ledhij la jedur-ru me’a-imihi shej-‘un fil-ardi ue la fis-semai ue hue-semiul-alim.
(Me emrin e Allahut, pranë emrit të të cilit nuk bën dëm asgjë në tokë e as në qiell.
Ai që ndëgjon shumë dhe di çdo send).

Profeti (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) thotë: “Kush e thotë këtë tri herë në mëngjes dhe në mbrëmje, nuk i bëhet dëm asgjë.” (Transmeton Tirmidhiu 5/465 dhe Ebu Davudi 4/323).

Këto dhikre (përmendje) janë shkaqet më të rëndësishme, më të efektshmet dhe më të dobishmet për mbrojtjen e sherrit (të keqes) nga magjia dhe të keqes në përgjithësi.
Kjo është për atë që kujdeset dhe ju vë rëndësi këtyre dhikreve (përmendjeve) me besim e siguri tek Allahu i Madhëruar dhe duke u mbështetur tek Ai.

Categories

Archives