Saturday, 16/12/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Përmendja e shpeshtë e Allahut, dhe kjo është prej mbrojtjeve më të dobishme prej shejtanit

Përmendja e shpeshtë e Allahut, dhe kjo është prej mbrojtjeve më të dobishme prej shejtanit

Përmendja e shpeshtë e Allahut, dhe kjo është prej mbrojtjeve më të dobishme prej shejtanit.

Transmetohet në ‘Sunenin’ e Tirmidhiut nga hadithi i Harith el-Esh’arij (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) se i Dërguari i Allahut (paqja dhe nderimi i Allahut qoftë mbi të) ka thënë: ” . . . ju urdhëroj që ta përmendni Allahun shumë, sepse shembulli i personit i cili e përmend Allahun shumë është si shembulli i atij që ndiqet nga armiku duke e gjëmuar atë me nxitim, deri sa ky person arrin në një kështjellë të fortifikuar dhe e mbron veten  në të prej tij, kështu edhe robi nuk e ruan veten e tij prej shejtanit vetëm se me përmendjen e shpeshtë të Allahut“.

I dërguari i Allahut (paqja dhe nderimi i Allahut qoftë mbi të) tregon në këtë hadith se robi nuk ka se si ta mbrojë veten e tij më mirë prej shejtanit vetëm se me përmendjen e shpeshtë të Allahut dhe kjo është edhe ajo çka tregon  sureja Nas. Kjo sure e ka cilësuar shejtanin se është ‘i fshehur’ dhe ‘i fshehur’ është ai i cili fshihet kur robi e përmend Allahun dhe struket, e nëse njeriu tregohet i shkujdesur nga përmendja e Allahut të Lartësuar ai i sulet zemrës dhe hedh në të vesvese të cilat janë hapat parësore të çdo fatkeqësie, ndaj robi nuk mundet që ta mbrojë veten e tij me diçka më me vlerë se sa  përmendja e Allahut të Lartësuar.

Categories

Archives