Saturday, 27/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Përmendja e Allahut para marrëdhënieve intime


Përmendja e Allahut para marrëdhënieve intime


zemra eshtrat

Pas zgjedhjes së një bashkëshorti të mirë, një e drejtë tjetër e fëmijëve është që prindërit e tij të përmendin Allahun subhanehu ve teala para se të kryejnë marrëdhënie intime mes tyre. I Dërguari i Allahut – sal-Allahu alejhi ve sel-lem ka thënë:
“Përmendja e Allahut para marrëdhënieve intime është mbrojtje për fëmijën nga shejtani i mallkuar. ”

Disa dijetarë kanë pohuar se përmendja e Allahut para marrëdhënieve intime nga ana e prindërve është e drejtë e fëmijëve të tyre. Nëse Allahu subhanehu ve teala ka shkruar që ata të kenë pasardhës, atëherë ata duhet ta falënderojnë Atë. Prindërit duhet ta falënderojnë Allahun vërtetësisht me qëllim që Ai t’i begatojë me begatitë e Tij, pasi të mirat dhe bereqeti nuk shtohen vetëm se me mirënjohje ndaj Allahut subhanehu ve teala. Kur Allahu sub­hanehu ve teala shikon se robi i Tij është falënderues dhe mirënjohës ndaj të mirave të Tij, Ai e begaton atë me atë që i ka dhuruar dhe si rrjedhojë përfundimi do të jetë i mirë.

Pra gjëja e parë që duhet të bëjnë prindërit sapo të shohin femijën e tyre është ta falënderojnë Allahun subhanehu ve teala ta përkujtojnë Atë i cili nuk lind e që nuk ka pasardhës, dhe të kërkojë prej Tij më të mirën për fëmijën e tyre, sepse nuk janë të pakët ata fëmijë që i kanë bërë fatkëqij prindërit e tyre, sikurse nuk janë të pakët ata femijë të cilët i kanë lumturuar prindërit e tyre. Prandaj prindërit duhet të kërkojë prej Allahut subhanehu ve teala mirësinë e fëmijës së tyre, dhe gjithashtu le t’i kërkojnë ndihmë Allahut prej sherrit të tij. Ata duhet të kërkojnë mbrojtjen e Allahut prej pasardhësve të këqij, e më pas nëse Allahu ka paracaktuar lindjen e femijes,atehere ata kane te tjera detyra te cilat do t`i permendim ne pjesen tjeter te librit.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Format sheriatike në mbrojtjen nga mësyshi dhe shërimi nga ai

Shkeputur nga libri “Kodi i Familjes”
Autor Muhamed el-Muhtar esh-Shenkiti.

Tags:

Categories

Archives