Tuesday, 17/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

A permendet “Trekendeshi i Bermudes” ne Kur’an dhe nese po cka thuhet aty per te?


A permendet “Trekendeshi i Bermudes” ne Kur’an dhe nese po cka thuhet aty per te?


trekendeshi

Selam Alejkum!

A permendet “Trekendeshi i Bermudes” ne Kur’an dhe nese po cka thuhet aty per te?

Ne lidhje me kete pyetje, nje moter nga Gjermania, Allahu ia shperblefte me te mira, na ka derguar nje pergjigje e cila mendojme se mund te jete sakte dhe e vertete ne lidhje me “Trekendeshin (e famshem) te Bermudes”, aq te perfolur para disa vitesh, per te cilin ne nuk u habitem shume, pasi qe ai mund te kishte lidhje me hadithin e nxjerre nga Muslimi, ku Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) thote: “Iblisi e vendos fronin e tij mbi uje dhe pastaj dergon ekspeditat e tij (shejtanet qe e ndjekin ate) dhe me afer tij prej tyre eshte ai qe ben me shume trazira e fitne…” Pra, ky hadith e komenton kete ngjarje, nese ajo eshte e vertete dhe jo politike e shteteve te medha, por te verteten e kesaj e di vetem Allahu dhe kjo nuk luan ndonje rol ne besimin tone dhe as ka ndonje dobi prej saj, keshtu qe nuk duhet te preokupohemi me te. Me poshte po sjellim mesazhine motres qe permendem ne fillim:

Message: Selamun alejkum. Dashta te nderlidhem me pyetsin qe pyeti lidhur me “trekendeshin bermude”. Ka qene para disa muajve nje program ne gjermani lidhur me kete tem mos gaboja tek prog. “prosieben,galilo”, ata kane bere disa sqarime lidhur me kete teme kur ne luften e dyte boterore kan humbur tre aeroplan dhe kan then qe kan hyr ne kete trekendsh. Sipas gjurmeve te gjetura tani kjo ka qen nje propagand amerikane per te fshehur gabimet te udherave ushtarake te cilet gjate japjes se informateve ne linje dmth me pilotet ka humbur kontakti nga koha e keqe dhe kan qen disa ishuj te ngjajshem keshtu qe at kan shkuar ne drejtim tjeter dhe dihet kan humbur ne orientimin e tyre ne det dhe paspak kohe kane rene ne det. Ajroplanet me vone jan gjetur por ushtria amerikane nuk ka ber me dije per te mos humbur autoritetin keshtu qe kan dhen propaganden lidhur egzistimin e ketij trekendeshi. Supozohet qe ka ne deti ky trekendesh ne forme mjegulle,por prap sipas sdudime nuk kan hasur gje veqse jan ne hulumtime lidhur me terheqjen e gravitetit te tokes dhe te fushes magnetike ne nje pike te tokes qe e perfshijn edhe nje pjes te detit dhe te qiellit dmth aty ne kete zon ku udhetojn me anije dhe me ajeroplan mund te ndodh edhe fundosja e anies dhe rezimi i aeroplanit. Ketu jan dy supozime dmth graviteti i tokes dhe supozimi i dyte qe ne nje pjese te detrave ka dhe disa lirime te gazrave qe bejne fluska te medhenj gjate lirimit te tyre dhe pastaj behen dallga te detit dhe keto po bejn permbysje te anive.Dmth sipas shkencetarve nuk egziston ky lloi i bermudes qe zhduken gjerat, por jane kushtet atmosferike qe Allahu i ka len ne disa vende te ndryshme. [Mbaroi mesazhi]

Ndersa pyetja se a flitet per te ne Kuran, eshte pak pyetje vulgare, sepse se pari ky emer “Trekendeshi i Bermudes”, eshte nje emer i vendosur se fundmi nga njerezit, per arsyen se ky vend gjendet prane ishujve Bermuda dhe ka formen e trekendeshit, sipas tyre, dhe prej kesaj ka marre edhe emrin. Por siç e thame ne fillim, ajo qe eshte permendur ne hadith eshte se Iblisi (djalli) e vendos fronin e tij mbi uje dhe urdheron shejtante e tij per pune te keqia, por ne nuk e dime kete vend dhe as nese ai eshte nje vend i vetem apo disa vende te ndryshme neper oqeane e dete te ndryshme. Por, siç e thame, preokupimi me keto gjera eshte pa fryte, ndersa ne e lusim Allahun te na jape dije te dobishme dhe te na beje dobi me dijen qe na jep! Allahu e ka ne Dore suksesin, dhe paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!/rrugetepaqes/

Një shkrim tjetër i dobishëm  Si mirret gusëll?

 

image_pdf

Categories

Archives