Tuesday, 17/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

A përmendet shega në Kuranin Famëlartë?


A përmendet shega në Kuranin Famëlartë?


shega

Shega përmendet në tre vende në Kur’an, dy herë sikur dhurata nga Allahu i Madheruar:

” Ai është që lëshoi nga lartë shiun e me të nxori bimën e çdo sendi dhe prej bimës gjelbërim dhe prej tij (prej gjelbërimit) kokrra të dendura në kallinj. E nga hurmet, nga sythat e tyre kalaveshë të afërt (për t’i vjelë). Edhe kopshte me hardhi, ullinj e shegë të ngjashme (në dukje) e të llojllojshme (në shije). Shikoni pra frutat e tyre kur i formojnë dhe kur piqen (të gjitha këto nga shiu). Edhe në këto ka fakte për njerëzit që besojnë.” (Kur’an, 6:99)


“Ai (All-llahu) është që krijoi kopshte (bimët e të cilave) të ngritura lart (në shtylla) dhe të rrafshëta (të shtrira në tokë), edhe hurmet dhe drithërat me frute (shije) të ndryshme; (krijoi) ullinjtë dhe shegët e ngjashme (nga forma) e jo të ngjashme (nga shija). Hani frutat e tyre kur të piqen dhe ditën e korrjes (të vjeljes) së frutave jepeni atë pjesë që është obligim (të varfërve e nevojtarëve) dhe (hani-jepni) mos teproni, pse Ai nuk i do shkapërderdhësit.” (Kur’an, 6:141)

” Aty, në ata të dy, ka hurma dhe shegë” (Kur’an, 55:68)

image_pdf
Një shkrim tjetër i dobishëm  Lëvorja e dardhes është e pasur me vitamina
Tags:

Categories

Archives