Tuesday, 24/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Përleshje në Al Aksa


Përleshje në Al Aksa


aksa

Përleshje të ashpra shpërthyen sot mes besimtarëve palestinezë dhe forcave izraelite në afërsi të Xhamisë Al Aksa. Dëshmitarët okularë thanë se përleshjet shpërthyen pasi ushtarët izraelitë sulmuan palestinezët që po falnin namazin e xhumasë në Xhaminë Al-Aksa, xhami kjo e shenjtë për myslimanët. Policia izraelite qëlluan xhematin me bomba tymuese dhe gaz lotsjellës, dhe më pas arrestuan dhjetëra prej tyre. Forcat izraelite kanë ndaluar adhuruesit nën moshën 50 vjeçare nga kryerja e namazit javor të Xhumasë në Xhaminë Al-Aksa. Pleqve dhe grave u lejohet të kryejnë namazin, ndërsa të rinjve jo, njoftojnë autoritetet pushtuese izraelite. Forcat izraelite të sigurisë rritën masat e sigurisë nëpër Jerusalem, në prag të përvjetorit të Intifadës palestineze. Forcat e policisë u dislokuan përreth xhamisë Al-Aksa dhe janë duke ngritur postblloqe në rrugët anembanë qytetit të vjetër. Në javët e fundit, grupet e kolonëve hebrenj, shpesh të shoqëruara nga forcat e sigurisë izraelite, kanë hyrë në kompleksin e Xhamisë Aksa duke kryer sulme dhe duke shkatërruar sipërfaqe të xhamisë. Shkeljet e shpeshta dhe të dhunshme janë bërë shqetësim për myslimanët. Hebrenjtë i referohen zonës së Al-Aksas si “Mali i Tempullit”, duke pretenduar se zona ishte vendi i dy tempujve të shquar hebre në kohët e lashta. /mesazhi/

image_pdf
Një shkrim tjetër i dobishëm  Ben test te rukjes

Categories

Archives