Thursday, 18/1/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Perkushtimi i Imam Ebu Hanifes per nxenesit e talentuar

Perkushtimi i Imam Ebu Hanifes per nxenesit e talentuar

Ebu Jusufi ishte ftuar tek Harun Rreshidi në një gosti ku të pranishëm ishin figura të shquara të jetës politike dhe fetare. Në sofrën e shtruar për mysafirët pa një lloj ëmbëlsire të quajtur faludhexh(1) që shërbehej me vaj fëstëku. Për një moment buza i shkoi në gaz dhe tha: ‘All-llahu e mëshiroftë Ebu Hanifen!’

Haruni e pyeti për sekretin e kësaj buzëqeshje.

Ebu Jusufi, që në gosti vinte si Kryegjykatës, filloi t’i rrëfente për një histori të fëmijërisë së tij me Imamin Ebu Hanife, e cila i pëlqeu shumë Harunit.

Kur isha i vogël, kishim varfëri të madhe. Nëna ime më dërgoi që të mësoja një zanat që të mbuloja nevojat e shtëpisë.

Për disa ditë me radhë kishte menduar se unë jam duke shkuar tek bojaxhiu i Bagdadit. Kur mësoi se unë shkoja tek Imami Ebu Hanife, erdhi fshehurazi dhe në kohën kur ne po mësonim, hyri dhe filloi ta akuzonte Imami se ai ishte shkaktar pse unë nuk shkoja për të punuar por për të mësuar. Unë jam e ve dhe jemi në gjendje të rëndë. E kam dërguar që të punojë dhe ta mbajë shtëpinë ndërsa ti e ke penguar nga puna dhe fitimi i parasë për ta mbajtur familjen.

Ebu Hanife duke parë shenjat e inteligjencës dhe zgjuarsisë së lartë tek unë, më dha para që ta mbaja familjen ndërsa më ndali në xhami që të mësoja prej tij. Për të më nxitur dhe motivuar, më tha se kisha përgatitje, zgjuarsi dhe talent, dhe se, një ditë, nëse tani duron për ta mësuar dijen, do të përfitosh prej saj shumë, madje edhe do të hash faludhexh të servuar me vaj fëstëku.
Kur pashë faludhexhin në sofër, mu kujtuan fjalët e Imamit, andaj buzëqesha dhe rashë rahmet mbi të!(2)

(1) Ëmbëlsirë e punuar nga mielli, uji dhe mjalti.
(2) Rrëfimi nga vet e tretë është sjellë në veten e parë.
Për referencë kam pasur artikullin “Ebu Hanife ve menhexhuhu fi riaajeti-l-meuhibine”, https://ommahpost.com/abu-hanifa-and-his-support-for-talanted/

Sedat islami

Categories

Archives