Thursday, 19/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Përkujto dhe falëndero


Përkujto dhe falëndero


perkutjo e falendero

Përkujto dhe falëndero

„O njeri,qëndro duke përkujtuar të mirat që t’i dha Allahu,mos u bëj i verbër dhe shurdh,se sado që t’ia lësh harresës begatitë e Tija dhe t’ua kthesh atyre atyre shpinën,ato të vijnë pas e të mbulojnë nga maja e kokës deri te gishtërinjtë e këmbës .Qëndro,pra,besnik i vërtetë e mos i moho të mirat e Tija të panumërta.Allahu (xh.sh) thotë:
„Edhe nëse përpiqeni t’i numëroni të mirat e allahut,s’do mund të arrini t’i përkufozoni“ (IBRÂHÎM,34)

„Zoti të dha trup të shëndoshë,të siguroi qetësi në vendin ku rri dhe banon,të dha ushqime të larmishme,krijoi për ty ujin dhe ajrin.pra,një gjithësi e tërë është për ty,e ti nuk ndjen,e as nuk di.
„Dhe plotësoi ndaj jush të mirat e Tij të dukshme e të fshehta“( LUKMÂN,20)

„Të bëri me dy sy,me gjuhë dhe buzë,të dha gjymtyrë;dy duar dhe këbë,t’i zbukuroi në mënyrën më të përsosur ashtu siç i kanë hije dhe i përshtaten çdonjërit:
„E cilën të mirë të Zotit tuaj e mohoni?“( ER-RRAHMÂN,13)

„Pra,a mendon ti se të ecurit me dy këmbë të këputura është më lehtë se të ecurit me dy këmb te plota e të shëndosha?A është pak për ty kur gjumin e bën të qetë e të tjerët nga dhimbja që kanë nuk shijojnë gjumë me sy,disa me ditë,e disa me muaj,e disa me vite të tëra,sa që kur shërohen dhe bëhen siç kanë qenë harrojnë se si ecet…?!“

„A mendon kur mbush stomakun e ngopesh me ushqim të lezetshëm,pastaj kur pin ujin e ftohtë e freskon shpirtin,se shumë të tjerë janë të privuar nga kjo kënaqësi,ngrëniet dhe pirjet e të cilëve janë të përziera me dhimbje e sëmundje?! Hedhi një vështrim vetes,pastaj mendo e përkujtoji ata që humbën dëgjimin e mbetën të shurdhët,njihja vlerën dy syve të tu me të cilët sheh dritën dhe terrin,e kujto ata që humbën të pamurit dhe si peshqesh u mbeti ngjyra e zezë.Po,vetëm ngjyrën e zezë kanë!“

Një shkrim tjetër i dobishëm  Ji vetvetja

„Shiko lëkurën e trupit që ke,të butë,të njomë,larg sëmundjeve që të tjerët i patën,e pastaj falëndero Krijuesin tënd që s’të bëri nga lëkurësëmurët,dhe që është fare lehtë për Allahun që ti të ish në grupin e tyre.Mendo rreth kafkës brenda së cilës ke më të çmuarën – trurin që të dallon nga kafshët,që të bëri prej të mençurve e s’të molepsi me çmenduri duke mbetur i marrë…,!“

„A do pajtofeshe që të të ofronin ar sa kodra e Uhdit,e t’ua jepje vetëm njërin sy?! Ado të doje që të ta hiqnin gjuhën me të cilën flet qartë dhe në vend të saj të të dhuronin pallate mbretërore? Pra a do e ndërroje dorën e trupit kundrejt ca gurëve të vegjël të çmuar?! Jo! Gjithçka që ke në trupin tënd nuk zëvendësohet me asgjë se për atë nuk ka çmim.Ti,pra,me të vërtetë zotëron dhe jeton me më të shtrenjtat dhunti,por fatkeqësisht nuk i njeh dhe nuk i di,jeton i mërzitur,i lodhur,i raskapitur nga shpirtngushtia,i brengosur,i pikëlluar,i zymtë thua se mban përgjegjësinë e gjithë njerëzisë. Imagjinon të humburën dhe s’je falënderues për atë që ekziston dhe është pranë teje, zemërohesh nga një humbje fare e vogël të hollash,e nuk i sheh çelsat e lumturisë që ke në dorë…Përkujto dhe Falëndero.
„Po edhe në veten tuaj – a nuk (doni të) shihni?“( EDH-DHÂRIJÂT,21)

„Hidhe vështrimin mbi veten tënde,mbi famlijen dhe shtëpin,mbi punën dhe shëndetin tënd,mbi shoqërinë dhe shokët,dhe mbi gjithçka që është rreth teje,do të bindesh në atë që shpeshherë e mohon.
„Ata i njohin të mirat e Allahut,pastaj injorojnë“( EN-NAHL,83)

image_pdf

Categories

Archives