Tuesday, 19/6/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Përkujtime mbi edukimin e fëmijëve

Përkujtime mbi edukimin e fëmijëve

Edukimi i Fëmijëve

Eshtë obligim për cdo prind që ti stolis fëmijët e tij me edukat të bukur Islame, duke ia më mësuar fëmijës dashurinë ndaj Allahut , të Dërguarve dhe t’ia mësojë të mirën dhe të keqën.
Por gjithashtu dhe obligim është edhe kujdesi material sic janë: ushqimi, haja, pija, siguria… Krahas këtyre prindi ka për detyrë që fëmijës ti vëndoj emër të bukur si dhe t’ia kryej fëmijës nevojat shkollore dhe ato të studimeve.

I Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem ka thënë:

“Cdo fëmijë lind me natyrëshmëri të pastër (musliman) por prindërit janë ata të cilët e bëjnë jehud, krishter apo zjarrputist.”

Allahu i Lartësuar na tregon në Kur’anin Famëlart që të ruajmë veten dhe familjet tona nga zjarri…
O ju që besuat, ruane veten dhe familjen tuaj prej zjarrit, lënda djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët. Atë (zjarrin) e mbikëqyrin engjëjt të rreptë e të ashpër që nuk e kndërshtojnë All-llahun për asgjë që Ai i urdhëron dhe punojnë atë që janë të urdhëruara.
(Tahrim: 6)

Gjithashtu dhe i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem në një hadith ka thënë:
“Cdo njeri është bari për familjen e tij, dhe përgjegjës për kopen e tij.”

Prind i dashur bëhu bari i mirë për kopenë tënde, që të mos bëhet kopeja, familja, yte nga “…lënda djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët.” (Tahrim: 6)

Mësoju fëmijës tënd të fal namazin, ti rregullon punet me Allahun si dhe që të praktikon Sunnetin e Muhammedit salallahu alejhu ue selem, për cdo gjë ka përgjegjësi secili njeri në ditën e gjykimit.
Lutu për të, dhe në zemrën e tijë futi punët e mira, sillu mirë para tijë TI JE SHEMBULLI I TIJ!

 

Përktheu dhe përzgjodhi: Murat Ahmedi

Categories

Archives