Tuesday, 25/9/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

PËRKUJDESU PËR LULET E TUA PARA SE TË VYSHKEN



PËRKUJDESU PËR LULET E TUA PARA SE TË VYSHKEN

lulet

 

Burri u kthye nga puna dhe i lodhur u shtri në shtrat. Gruaja i tha: Si të duket ideja që të dalim sot të shëtisim? – U përgjigj: Mbrëmë nuk munda të flejë mirë, më le të qetë të fli! Gruaja e la të fle dhe në vete tha: S’është problem, garant është i lodhur!

 

Erdhi dita e dytë dhe burri u kthye nga puna dhe prapë u shtri në shtrat. Gruaja hyri në dhomë dhe i tha: Burri im, sot dita më duket shumë e përshtatshme për të dalë dhe për t’u shëtitur. Burri ia kthehu: Nuk jam i disponuar, më le mua dhe problemet e mia. Gruaja e la dhe tha: Patjetër të ketë pasur ndonjë problem në punë. Më mirë le të qetësohet.

 

Burri tërë javën arsyetohej, kurse gruaja i pranonte ato arsyetime, derisa erdhi dita kur burri nuk e gjeti gruan e tij në shtëpi.

 

U çudit që nuk e sheh në shtëpi dhe në vete tha se ka dalur të shëtis dhe se kthehet më vonë. Priti disa minuta dhe dikur ra të fle me shpresë se ajo do të kthehet. Kur u zgjua të nesërmen e sheh se gruaja nuk ishte kthyer dhe i frikësuar filloi të hulumton nëpër shtëpi dhe mbi tavolinën e kuzhinës e gjen një letër ku ajo ia kishte shkruajtur atij:

 

“Burri im i shtrenjtë,

 





U tha lumi i arsyetimeve dhe u bë shkretirërë oaza e durimit. Kjo javë ishte ajo javë kur para disa viteve u martuam dhe java që kishe lindur në të dhe doja që të bëj burrin më të lumtur në botë. Mirëpo, këtë javë më bëre të shpresoj që të mos kishe lindur fare dhe të mos ishim martuar fare. Ti i fike qirinjtë e dashurisë dhe e coptove tortën e lumturisë dhe ma theve zemrën që kisha dëshirë ta dhuroj”.

 

Burri shpejt u nis drejt shtëpisë së familjes së saj që të flet me të. Kërkoi nga familjarët e saj të takohet me të dhe kur u takua gruaja i tha: Nuk jam diçka mirë, më le dhe shko!

 

Burri e vërejti se gruaja po ia kthen në të njëjtën mënyrë si vepronte ai me të. Gruaja ndërkohë i tha: Nëse nuk di se si të përkujdesesh për lulet atëher mos i mbjell! E nëse i mbjell dhe i le pa u përkujdesur për to ato vyshken dhe prishen!!

 

Unë jam lule dhe ti e mbjelle dhe e le të vyshket edhe pse ajo donte të bën të lumtur!

 

“Përkujdesu për lulet e tua para se të vyshken. Njeriu nuk ia di vlerën tjetrit derisa ta humb!”.

 

Nga arabishtja: Irfan JAHIU