Thursday, 21/6/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Përkufizimi i hipnozës

Përkufizimi i hipnozës

hipnoza

Përkufizimi i Hipnozës:
Fjala hipnozë (hypnos) rrjedh nga greqishtja e vjetër dhe do të thotë “gjumë”. Shoqata e Mjekëve Britanikë e përkufizon hipnozën si “Gjendje kaluese e kujdesit të zvogëluar të pacientit, gjendje në të cilën mund të shfaqen paraqitje të ndryshme personale ose të provokuara nga rrethi i jashtëm”. Kurse prof. ?arls Mater, I Universitetit të Majamit, thotë: “Hipnoza është gjendje e ndryshueshme e vetëdijes, të cilën e karakterizon
rritja e përqendrimit, rritja e relaksimit dhe rritja e sugjestionit”.

Me fjalë tjera hipnoza është gjendje e veçantë e vetëdijes, e nënshtresave të psikes të vëna në lëvizje dhe e përqendrimit të vëmendjes, shpesh në mënyrë të paarsyeshme, të barazuar me ëndrrën. Personi i hipnotizuar bie nën ndikimin e sugjestioneve të hipnotizuesit, vetëdija e tij ndryshon, sepse bëhet plotësisht e kufizuar në atë çfarë hipnotizuesi flet dhe sugjeron; të gjitha përmbajtjet e tjera shqisore dhe të gjitha mendimet janë të
eliminuara.

Categories

Archives