Wednesday, 18/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Përjashtohen dy inspektorë policorë që bënin seks në orar të punës


Përjashtohen dy inspektorë policorë që bënin seks në orar të punës


Janë larguar nga puna dy hetues nga Departamenti i Hetimeve të Inspektoratit Policor të Kosovës. Vendimin për këtë e ka marr të premten Kryeshefi Ekzekutiv i IPK-së, Fitim Shishani, bazuar në të gjeturat e Komisionit Disiplinor.

policia

“Menaxhmenti i IPK-së konstaton se janë bërë investime të mëdha në aspektin e burimeve njerëzore, por edhe se do të përkujdesen çdo herë që secili punonjës i Inspektoratit Policor të Kosovës të karakterizohet nga integriteti i lartë moral e profesional. Kjo vjen në shprehje sidomos kur dihet se IPK-ja si agjenci ekzekutive ka për mision mbikëqyrjen e Policisë së Kosovës si një ndër shtyllat më të rëndësishme të shtetit”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

Aty përmendet integriteti moral, por të suspenduarit kohë më parë ishin fotografuar gjatë orarit të punës teksa po kalonin qaste në një motel përgjatë rrugës Prishtinë-Ferizaj, ndërsa tjetri po e ruante në rast se eprori i kërkonte, transmeton KP.

Hetimi për shkeljet disiplinore ka filluar muajin e kaluar kur Shishani me vendim ka suspenduar me pagesë dy hetues (me inicialet Q.V dhe B.H) të Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) pasi që veprimet e tyre kanë rënë ndesh me udhëzimet administrative që rregullojnë disiplinën në Inspektoratin Policor të Kosovës. /Telegrafi/

image_pdf
Një shkrim tjetër i dobishëm  28 mijë euro për gjashtë udhëtime në Bruksel

Categories

Archives