Sunday, 24/6/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Perimet e pranverës

Perimet e pranverës

Çdo stinë ka perimet dhe frutat karakteristike. Për të larguar lodhjen e pranverës dietologët sugjerojnë konsumimin e tyre me tepricë. Për të gjithë ata që janë lodhur nga dimri i gjatë, nga të qëndruarit brenda, është koha për të shijuar ditët e ngrohta dhe gjelbërimin e pranverës. Sepse pranvera është dhe stina e ndryshimit, i cili vjen në mënyra të ndryshme e sidomos në ushqim.

Çdo stinë ka domethënien e vet. Ushqimi më i mirë në këtë periudhë është ai që vjen direkt e nga natyra, i freskët dhe i shëndetshëm për organizmin. Sytë tanë lodhen nëse shohim gjatë gjithë kohës të njëjtat perime dhe fruta. Ndaj është koha të zgjidhni shijen e pranverës. Shijoni sallata të ndryshme të shoqëruara me shumë fruta. Mund të eksperimentoni me to duke krijuar dhe sallatat më interesante, të cilat duhet të jenë të parat në tryezë.

Është e rëndësishme të dihet se në çdo stinë duhen ngrënë frutat dhe perimet përkatëse, pasi vetëm në kohën e tyre ato mund të kenë vlerat e vërteta. Mango konsiderohet si “mbreti i frutave”. por vlerat e tij të vërteta merren vetëm në sezonin e duhur.

Lakra

dbd4130b51ad4a09ba26fd1427a1a2b0Lakra është e përbërë nga një element bazë që quhet luteinë dhe është e pasur në shumë vitamina. Lakra nuk është e mirë vetëm për sytë, por sidomos për ata që duan të djegin kalori është opsioni më i mirë. Ajo që është përparësi me ngrënien e lakrës, është se mund të hani në sasi të mëdha, pas pasur frikë se mund të shtoni në peshë, përkundrazi, ju do të ndjeheni të ngopur dhe nuk do të vraponi pas ushqimeve tjera.

 

 

 

 

Spinaqi

7db5cf7923ad4da5ab6734a7d9c57c32Spinaqi është një nga ushqimet e para që duhet përdorur në pranverë. Ripërtërin gjakun si dhe përmirëson lëkurën dhe sytë. Përdoreni atë me tepricë në dietat tuaja ushqimore, qoftë në gjellë apo sallatë. Ai gjithashtu ndihmon në parandalimin e sulmeve të papritura në zemër apo tru. Tek ne është shprehi që spinaqi të përdoret në përgatitjen e piteve, çka mund të jetë shumë e rrezikshme për shëndetin tuaj, pasi ju me këtë rast konsumoni shumë brumëra. Prandaj spinaqin duhet ngrënë vetëm në ushqime tjera që nuk përfshijnë brumin.

 

 

 

 

Majdanozi
8a9b53bbe7e846e59e8e1ff82acdf578Majdanozi është i pasur në vitaminë C. Parandalon frymëmarrjen e vështirë. Përdorimi i majdanozit në sallatë është terapia më e mirë për ata që vuajnë nga gurët në veshka. Gjithashtu majdanozi ka vlera të veçanta pasi ndihmon në lehtësimin e stomakut dhe në një tretje të mirë. Mundohuni të përfshini majdanozin në të gjitha ushqimet që konsumoni, shkruan Zëri.

 

 

 

 

 

 

 

Borziloku

Borziloku përdoret shumë në sallata dhe supë. Kjo barishte është një antioksidant i madh. Ai ndihmon në mbajtjen larg ndaj infeksioneve virale si dhe parandalimin e etheve. Përdorimi i borzilokut në gatime ndihmon dhe kundër astmës apo diabetit

Shpargu
4a90ec13c5954bfb9ad3d715f9c1a49dPër çfarë është i mirë…

1. Ka veti anti-inflamatore dhe anti-oksidante

Asparagu është një bimë që ka veti të mëdha për shëndetin. Prania e lartë e vlerave ushqyese si vitamina K, A B, C folate, po ashtu edhe flavonoide, kuercetinë, rutin, etj, e bëjnë këtë bimë një thesar për shëndetin.

Gjithashtu ai përmban shumë antioksidantë përfshi vitaminën C, beta-carotene, vitaminën E, dhe minderalet si zink, selenium etj .

Vetitë që i gjejmë tek kjo bimë janë më të mirat për të gjithë ata që vuajnë nga diabeti i tipit 2 dhe problemet me zemrën.

Një nga perimet “top” për tretjen

Asparagu ka veti tepër të mëdha për tretjen pasi ai përmban inulinë, e cila përdoret për të përmirësuar tretjen dhe është e përshtatshme për reduktimin e gazrave në zorrë. Gjithashtu inulina ndihmon për diabetikët, pasi prodhon shumë karbohidrate në mënyrë të pavarur nga insulina.

Këtë përmbajtje e gjejmë edhe tek karçofi.

Asparagu është i pasur edhe me fibra dhe proteina, të cilat ndihmojnë për stabilizimin e tretjes.

I mirë për shëndetin e zemrës dhe rregullimin e sheqerit në gjak

Nga studimet ka rezultuar se asparagusi redukton rrezikun e prekjes nga sëmundjet koronare si dhe parandalon diabetin e tipit 2.

Përmbajtja e vitaminës B e bën këtë perime një burim të shkëlqyer të acidit folik, vitaminës B1, B2, B3 dhe B6. Ai përmabn gjithashtu biotinë, dhe acid pantothenic. Grupi i vitaminave B luan një rol të rëndësishëm në metabolizmine sheqerit dhe brumërave, të cilat janë të rrezikshme për diabetin.

Perime anti-kanceroze

Për shkak të përmbajtjes së fortë anti- inflamatore dhe antioksidante asparagu redukton rrezikun e prekjes nga kanceri. Janë kryer shumë studime tek minjtë dhe ka rezultuar se asparagu sjell përfitime kundër-kancerit. Për këtë organizatat shëndetësore e rekomandojnë asparagun si një perime që duhet të konsumohet çdo ditë.

Këshilla si ta përgatisim:

Asparagu nuk ka nevojë që t’i hiqet lëkura, sidomos kur është i hollë. Lajeni me ujë të bollshëm për të larguar të gjitha papastërtitë. Më pas priteni pjesën fundore të panevojshme të asparagut dhe vendoseni në avull. Mirë është ta gatuani atë si një të tërë dhe nëse dëshironi ta prisni në pjesë më të vogla bëjeni këtë pas gatimit.

Categories

Archives